Zeqa: Thaçi,edhe kësaj radhe,anashkaloi kërkesën që Serbia të kompensojë dëmet e luftës

  • 19 December 2018 - 12:41
Zeqa: Thaçi,edhe kësaj radhe,anashkaloi kërkesën që Serbia të kompensojë dëmet e luftës

Analisti Florim Zeqa thekson se lidhur me dialogun e Brukselit,presidenti serb nuk i fshehu ambiciet territoriale të Serbisë përmes deklaratës së tij."Nëse në dialog nuk flasim për kufij dhe territorin,atëherë ne nuk dialogojmë se ku do të lozin fëmijët,në cilën fushë..."! Kësaj deklarate skandaloze të Vuçiqit, presidenti ynë iu përgjigj me përkushtimin maksimal për arritjen e marrëveshjeve të kompromisit në dialogun final mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Përveç kësaj,presidenti Thaçi,edhe kësaj radhe,hezitoi t'i vërë kushte Serbisë gjakatare para vazhdimit të dialogut,siç po e quan ai final,duke anashkaluar kërkesën që Serbia të kompensojë dëmet e luftës,të cilat llogariten të jenë mbi 22 miliardë euro,...sikurse që hezitoi t'i bëjë të qartë Vuçiqit edhe dy gjëra shumë të rëndësishme; se statusi Kosovës dhe kufijtë e shtetit janë të panegociueshme në dialogun e Brukselit.Më të rëndësishme ishin këto dy gjëra për t'ia thënë në fytyrë Vuçiqit para përfaqësuesve të KS të OKB-së,sesa shprehja e patriotizmit folklorik dhe ankesat për kritikat e gazetarëve kosovarë",u shpreh ai.

"Ngjashëm sikurse presidenti Thaçi,as kryeministri Haradinaj nuk e kushtëzoi dialogun me kompensimin e dëmeve të luftës pas votimit të Ekipit negociator në Kuvendin e Kosovës.Kjo e dëshmon se pushtetarët kosovarë ia kanë "falur" ose janë të gatshëm t'ia falin dëmet e luftës Serbisë në këmbim të ruajtjes së lëkurës së tyre nga (pa) drejtësia ndërkombëtare,pasi për vete janë bërë miliarderë në kurriz të popullit,ndërkaq nuk ia kërkojnë Serbisë të paguajë për dëmet që ua ka shkaktuar qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë.

Drejtësia kosovare,e dirigjuar nga politika e inkriminuar,ka refuzuar ta adresoje çështjen e kompensimit të dëmeve të pallogaritshme që iu bënë qytetarëve dhe bizneseve,përfshirë edhe shtypshkronjën dhe gazetën "Kosova Sot",nga regjimi gjenocidial serb,por edhe të gjithë të tjerëve që ngritën padi në gjykatë,duke mbajtur kështu krahun Serbisë fashiste që na dogji,na vrau e shkatërroi në masë,të cilës Serbi,presidenti Hashim Thaçi & Co po insistojnë t`ia falin edhe 1/3 e territorit te Kosovës,por në paketë bashkë edhe me dëmet e luftës",tha Zeqa për "Kosova Sot". 

Lexo edhe këtë: Oligarkët e shantazhuar duan t’ia falin Serbisë dëmet e luftës

 

(Kosova Sot)