6-vjeçarja qëllohet në kokë nga vëllai i saj

  • 19 December 2018 - 13:27
6-vjeçarja qëllohet në kokë nga vëllai i saj

Një vogëlushe ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar aksidentalisht në kokë nga vëllai i saj, teksa prindërit e tyre ishin në një parti Krishtlindjesh.

Maliyah Palmer, 6 vjeçe, u qëllua për vdekje mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e saj në periferi të Florisantit, Missouri.

Vëllai i saj 12 vjeç kishte gjetur një pistoletë 9mm në dhomën e prindërve dhe më pas ka qëlluar aksidentalisht motrën, duke i marrë jetën, raporton Daily Mail.

Fëmijët ishin në banesë së bashku me motrën e tyre 16-vjeçare, por ajo nuk e ka parë vëllain që ka marrë armën.

Fillimisht policia në deklaratën e saj të parë për shtyp, tha se do të ngrinte akuza ndaj prindërve. Por, në një njoftim të dytë, policia e Florisantit deklaroi se ngjarja tragjike ishte aksidentale.

Vogëlushja ishte në klasën e parë fillore në shkollën “Green Trails” në Chesterfield.

Incidentet të kësaj natyre janë të përsëritura në këtë zonë.

Më herët një i ri ka qëlluar prindërit e tij. Ndërsa, më 11 Dhjetor po në të njëjtën zonë, një djalë dyvjeçar gjeti një pistoletë 9 mm në shtëpi dhe qëlloi veten në krah si edhe vëllain e tij, 7-vjeçar që ishte duke fjetur.

Fatmirësisht të dy fëmijët mbijetuan dhe hetuesit ende nuk kanë përcaktuar nëse do të ngihen akuza ndaj prindërve të tyre apo jo, për pakujdesi të mbajtjes së armës.

 

(Kosova Sot)