Befasuese: Ky politikan kosovar po dëshiron që t’ia fal Serbisë dëmet e luftës

  • 19 December 2018 - 14:04
Befasuese: Ky politikan kosovar po dëshiron që t’ia fal Serbisë dëmet e luftës

Sipas analistit Bislim Aliu, ka qenë rasti ideal që së paku  kësaj radhe në Bruksel të kërkohet që Serbia të kompensojë dëmet e luftës, por kjo temë u la anash edhe nga Haradinaj.

"Edhe pse dëmet e luftës, që Serbia i ka shkaktuar në Kosovë,llogariten mbi 22 miliardë euro,pushtetarët në krye me Hashim Thaçin,duan t'ia falin Serbisë edhe dëmet e luftës?! Dhe,për këtë,u përkujdes kjo klasë politike e pasluftës,që edhe pas dy dekadave,drejtësia kosovare nuk ndërmori asgjë për paditë e  qytetarëve dhe bizneseve kundër Serbisë për dëmet e luftës. Andaj, drejtësia kosovare, e dirigjuar tërësisht nga politika e inkriminuar,ka refuzuar ta adresojë çështjen e kompensimit të dëmeve të shumta, që iu bënë qytetarëve dhe bizneseve, përfshirë edhe shtypshkronjën dhe gazetën "Kosova Sot" nga regjimi gjenocidial serb, por edhe të gjithë të tjerëve,që ngritën padi në gjykata, duke mbajtur kështu krahun Serbisë fashiste,që na dogji, na vrau e shkatërroi gjithçka,të cilën Hashim Thaçi po insiston t'ia falë edhe 1/3 e territorit të Kosovës,por në paketë bashkë edhe me dëmet e luftës. Në këtë drejtim,as kryeministri Haradinaj nuk e kushtëzoi dialogun me kompensimin e dëmeve të luftës dhe ky është një gabim i madh politik e shtetëror",vlerësoi Aliu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)