Ish-anëtari i SHIK-ut tregon pazarin e rrezikshëm të Thaçit për Kosovën

  • 19 December 2018 - 14:30
Ish-anëtari i SHIK-ut tregon pazarin e rrezikshëm të Thaçit për Kosovën

Ish-anëtari i SHIK-ut, dhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se, për të shpëtuar nga burgu Hashim Thaçi po bëhet Pazar për faljen e gjysmës së Kosovës.

Përveç kësaj, Miftari thotë se gjithashtu po bëhet Pazar edhe për faljen e të gjitha krimeve dhe masakrave të Serbisë të bëra me shekuj kundër nesh.

“B*** e shenjt e 'presidentit ton' Për shpëtimin nga burgu të një b*** të Hashim Thaçit po bëhet pazar për faljen e gjysmës të Kosovës, dhe falja e të gjitha krimeve dhe masakrave të Serbisë të bëra me shekuj kundër nesh. Bahet pyetja çka po na duhet atëherë ushtria jonë nëse ndodh kjo tradhti e kulluar”, shkruan Miftari në Facebook.

(Kosova Sot)