Burjani: Zhvatja e pandëshkueshme

  • 19 December 2018 - 15:22
Burjani: Zhvatja e pandëshkueshme

Sipas prof. Blerim Burjanit, ligjet aktuale duhet të shfrytëzohen pozitivisht deri në maksimum dhe Prokuroria është e obliguar të ndjekë të dyshimtët edhe sipas detyrës zyrtare, për të pasur më shumë sukses dhe të jetë e pavarur.

"Pra, ky organ duhet të veprojë edhe duke bazuar në bazë të indiceve dhe argumenteve apo provave. Pra, nuk ka nevojë të presë që vetëm të tjerët ta kërkojnë dhe detyrojnë, nuk ka nevojë dhe nuk duhet të heshtë e të vazhdojnë keqpërdorimin e detyrës zyrtare, nepotizmi, zhvatja.

Kjo është një arsye që derisa nuk ka rezultat se është reduktuar korrupsioni, edhe nuk do të ketë vendim pozitive për liberalizim të vizave", u shpreh ai. "Dihet mirëfilli që në Kosovë mbretëron një pakënaqësi e madhe, për shkak të zhvillimit të dobët të ekonomisë së tregut, dhe mosmbrojtjes adekuate të investimeve të huaja, dhe prandaj nuk kemi as sistem të mirëfilltë social e shëndetësor, për shkak të mungesës së reformës që garanton mbrojtjen ligjore të të gjitha kategorive sociale.

Deri më tani vetëm të gjitha pasuritë publike dhe ndërmarrjet publike janë bërë oaza të abuzimit të parave publike, zhvatjes së pasurive publike", potencoi Burjani për "Kosova Sot". Sipas tij, është koha për ndryshime të mëdha e jo për fjalamani, siç bëjnë të gjithë në këtë sistem, sikurse edhe ministri i Drejtësisë.

Lexo edhe këtë: Pa Polici hetuese nuk prangosen banditët

 

 

(Kosova Sot)