Lajçi: Sundimtarët kujdesen vetëm për fytin e tyre

  • 19 December 2018 - 15:27
Lajçi: Sundimtarët kujdesen vetëm për fytin e tyre

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi (VV), në një prononcim për "Kosova Sot", thotë se nuk ka statistika të sakta për punësimin dhe papunësinë në Kosovë, andaj nuk ka asnjë dyshim se shifrat e ASK-së janë joreale, sepse sipas hulumtimeve aktivistëve tanë rezulton se papunësia arrin deri në 60 për qind.

"Kosova nuk ka statistika të qëndrueshme për shkallën e papunësisë. Edhe nëse i referohemi statistikave të ASK-së, nëse është 30 për qind është mjaft shqetësuese, sepse para një viti ka qenë 30 për qind dhe kjo na tregon se gjoja nuk ka pasur rritje gjë që nuk është e vërtetë. Në anën tjetër sipas të gjitha hulumtimeve që realizojmë në terren shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 50 për qind, mund të shkojë edhe në 60 për qind.

Edhe kjo qeveri sikurse edhe qeveritë paraprake të pasluftës e dëshmuan se fare ata nuk lodhen e nuk e kanë dert zhvillimin ekonomik, tregun e lirë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Sepse sundimtarët e tashëm brengosen për realizimin e interesave klaneve të mafio-oligarkëve, të cilëve iu vazhdojnë dhe po ua trashin monopolet kriminale, sepse kështu do t`iu laget fyti nga mafio-oligarkët", tha Lajçi.

Lexo edhe këtë: Papunësia e vërtetë, deri 60 për qind!

(Kosova Sot)