Dikur dukej si 'burrë i trashë', sot të tjerët mendojnë se është motra e vajzës së saj

  • 19 December 2018 - 16:20
Dikur dukej si 'burrë i trashë', sot të tjerët mendojnë se është motra e vajzës së saj

Një grua, nënë e katër fëmijëve, e cila thotë se, jo fort moti, dukej sikur ndonjë 'burrë i trashë', tregon sesi ka humbur 25 kile, pas shkurorëzimit. Cheryl Shapland, 47 vjeçe, nga Stokport, Mançester, thotë se ndihet sikur të ishte përtërirë edhe një herë. Ajo tani shkon në vallëzim me bijën e saj 18 vjeçe. Ajo shpjegon sesi kishte vendosur që 'të kthehej në formë' pasi që ishte shkurorëzuar nga burri. Kjo agjente e udhëtimit, që tani peshon 63 kile, thotë se të huajt nuk mund të besojnë se ajo është nëna e Chelsea-May-t, 18 vjeçe, kur dalin bashkë në mbrëmje. 

 

"Fillova të evitoja ushqimet e shpejta dhe sheqerin"

Cheryl, e cila më parë kishte 89 kile, thotë se nuk mund të ishte më e lumtur në lidhje me peshën e saj të tanishme, pasi që kishte vendosur ta transformonte dietën. 'Pasi që u shkurorëzova nga burri, vendosa që të kthehesha në formë. Fillova të evitoja ushqimet e shpejta dhe sheqerin". Dieta e Cheryl-it përpara Kafjalli: dy krosanë dhe 'pain au chocolat' Dreka: pite me patate të ngrohur në mikrovalë Darka: ushqim të shpejtë indian apo kinez Zamrat: shejk të qumështit, tri çokollata në ditë, Coca-cola, çipsi

Dieta e Cheryl-it pas

Kafjalli - qull "One-2-One" nga dieta "Cambridge Weight Plan Dreka - produkt me mentë "One-2- One" nga dieta "Cambridge Weight Plan" Dinner - Biftek, mish pule me oriz dhe perime/sallatë Zamrat - pemë Cheryl tani ka gjetur një partner të ri, Paul Shapland, 50 vjeç dhe thotë se ndihet 'tërësisht ndryshe'. Cheryl falënderon dietën "Cambridge Weight Plan" për përparimin që ka arritur në humbjen e kileve të tepërta. "Tani mund të përgatis shujta të shëndetshme për veten dhe familjarët", përfundon ajo.  

 

(Kosova Sot)