Analisti Shkodra flet për degradimin që është në Kosovë

  • 19 December 2018 - 16:23
Analisti Shkodra flet për degradimin që është në Kosovë

Analisti Shefik Shkodra për gazetën "Kosova Sot" thotë se evropianët duke parë se kjo elitë politike është e ngarkuar me korrupsion e krim të organizuar, kanë marrë qëndrim që t'i dënojnë të gjithë qytetarët e Kosovës pa të drejtë dhe dënimi i tyre është me mosliberalizimin e vizave.

"Kjo elitë politike, të ashtuquajtur 'funksionarë', janë shumë fajtorë për degradimin e shumë fushave të ndryshme në jetën e përditshme, por edhe me urbanizmin. Vetëm ndërtohet përditë, por nuk e dimë nga vijnë ato mjete. Degradime kemi edhe në natyrë, jashtë vendeve urbane. Bie fjala, nëpër disa lugina të lumenjve dhe përrenjve, e kanë gërryer tokën krejt… Degradim është edhe nepotizmi në praktikë. Humbje e besimit në institucionet, të cilat i udhëheqin këta njerëz. Degradim është edhe rrena e përditshme për përfitime votash.

Si duket kjo është harxhuar, tashmë duhet të gjejnë një parullë tjetër. Degradimi është edhe më i madh në sytë e botës, kur flet si personalitet në emër të shtetit e nuk e di, a duhet të flitet fare ashtu, si bie fjala 'Kosova veriore është e pasur, këtë e ndajmë gjysma për Serbinë e gjysma për ne' etj.", u shpreh Shkodra.

Lexo edhe këtë: Milionerët e krimit t’i nënshtrohen VETTING-ut

(Kosova Sot)