Neziraj: Pa sundim ligji, nuk ka biznes të lirë

  • 19 December 2018 - 16:28
Neziraj: Pa sundim ligji, nuk ka biznes të lirë

 Njohësi i problemeve ekonomike dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha për "Kosova Sot" se në asnjë mënyrë nuk duhet të na befasojnë këto shifra të ASK-së, sepse rrjedha e deritashme ekonomike dhe politike në vendin tonë ka bërë që qytetarët tanë të jenë të dëshpëruar, ngase Kosova me shumë pasuri ka gati mbi 50 për qind të qytetarëve pa punë. "Që të kemi ndryshime për të mirë përfshirë edhe në ekonomi te ne duhet në radhë të parë të mbizotërojë sundimi i ligjit dhe duhen veprime konkrete dhe efikase, sepse të gjithë nga BE- ja po kërkojnë luftë të ashpër kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", u shpreh ai. Neziraj vlerëson se që të arrihet kjo në radhe të parë duhet një luftë ndaj atyre individëve që kanë krijuar një rrjet të fuqishëm ekonomik, jo me punë dhe djersë, por duke i shfrytëzuar mangësitë ligjore dhe tranzicionin ekonomik më shumë i kanë shkaktuar dëme vendit sesa kanë ndikuar në ndërtimin e vendit."Në Kosovë duhet që të ketë sundim të ligjit dhe askush të mos jetë mbi ligjin, as biznesmen e as politikan, por të vlejë ligji në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe veç në këtë mënyrë mundemi të bëhemi pjesë e familjes së gjerë të BE-së", u shpreh ai

(Kosova Sot)