Avokati i njohur tregon çka ndodhë me komandantët që ikin nga Specialja, ja kush do t’i arrestojë

  • 19 December 2018 - 16:35
Avokati i njohur tregon çka ndodhë me komandantët që ikin nga Specialja, ja kush do t’i arrestojë

Avokati, Tomë Gashi për gazetën Kosova Sot, ka sqaruar se cfarë do të ndodhë me ish komandantë dhe i ushtarë të UÇK-së që ftohen nga Gjykata Speciale nesh refuzojnë të paraqitën tek organet  Speciales.

“Ata që nuk i përgjigjen Gjykatës Speciale në çfarëdo cilësie do të përballen me forcën e ligjit, dhe atë nëse janë të dyshimtë do të arrestohen në Kosovë pastaj do të dërgohen në  Hagë”, ka thënë Gashi.

Image
Tomë Gashi

 

Më tej, sipas tij ata që nuk paraqitën tek Specialja, mund të dënohen me para dhe burg.

“Nëse janë dëshmitarë fillimisht do të dënohen me para dhe pastaj mund të arrestohen dhe po ashtu të dërgohen në Hagë apo të dërgohen në njësinë e veçantë të policisë së EULEX-i ku përballë hetuesve të Gjykatës Speciale do të dëshmojnë për atë që ftohen apo të paraburgosen deri në një muaj nëse refuzojnë të dëshmojnë”, deklaron avokati Gashi për gazetën Kosova Sot.

Në fund, Gashi ka treguar dhe kush mund ta bëj arrestimin e personave që ftohen nga Gjykata Speciale.

“Varësisht nga niveli i të dyshimtëve dhe dyshimtarëve, arrestimin e tyre do ta bëjë Policia e Kosovës apo Policia Speciale e EULEX-it në bashkëpunim me hetuesit policorë të Gjykatës Speciale, kjo vlen edhe për zyrën e prokurorit të specializuar në Hagë, sepse edhe pse janë dy institucione të ndryshme procedurat janë të njëjta”, përfundon Gashi për gazetën Kosova Sot.

(Kosova Sot)