Trumpi po planifikon tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

  • 19 December 2018 - 17:39
Trumpi po planifikon tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka deklaruar për mediet amerikane se SHBA-ja është duke e planifikuar largimin e plotë dhe të shpejtë të trupave ushtarake amerikane nga Siria. Ky ndryshim i politikës po udhëhiqet nga presidenti Donald Trump, i cili para një kohe të gjatë e ka shprehur dëshirën e tij për ta marrë këtë vendim.

Sot në mëngjes, përmes një postimi në Twitter, Trumpi tha se SHBA-ja e ka mposhtur ISIS-in në Siri dhe ky ka qenë synimi i vetëm i tij për praninë e trupave në Siri gjatë mandatit të vet. Ndonëse trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Irak dhe do të kenë mundësi të kryejnë sulme në Siri, tërheqja e trupave nga Siria do ta përmbushte një qëllim të Sirisë, Iranit dhe Rusisë dhe do ta dobësonte ndikimin e Shteteve të Bashkuara në këtë rajon.

SHBA-ja ka rreth dy mijë trupa tokësore në Siri dhe ata kryesisht i trajnonë forcat vendore për të luftuar kundër ISIS-it. Forcat Demokratike Siriane, të cilat mbështeten nga SHBA-ja dhe udhëhiqen nga kurdët, kanë shënuar suksese kohëve të fundit kundër grupeve terroriste dhe janë afër fitores në qytetin e fundit të ISIS-it, në lindje të lumit “Eufrat”, shkruan “CNN”.

 

(Kosova Sot)