Ish agjenti i SHIK-ut zbulon detajet tronditëse: Ja kush dhe ku u përgatit skenari për vrasjen me Musajt

  • 08 janar 2019 - 11:27
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon detajet tronditëse: Ja kush dhe ku u përgatit skenari për vrasjen me Musajt

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, permes një postimi në facebook ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit, Ramush Haradinaj lidhur me konfliktin me familjen Musaj.

Ai ka thënë se i gjithë skenari i kësaj është përgatitur në Prishtinë.

“Ramush ja pafshi hajrin dy plalët por vrasja me Musajt ju përgatit në Prishtinë jo në Beograd pasi as ju as Musajt nuk ishit lojtar të Beogradit, mudesh ta pyetsh lirisht 'Zekën' pastaj vendasin tan shefin e shefave Adem Grabovcin ose pyetni direkt presidentin Hashim Thaçi (Kadri Veseli ishte jashtë kësaj loje) se ku dhe ma kënd kanë përgatit terrenin që me një guri ti vrisni dy zogj”, shkruan ndër tjerash Miftari, përcjellë “Kosova Sot”.

Postimi i plotë i Miftarit:

Ramush ja pafshi hajrin dy plalët por vrasja me Musajt ju përgatit në Prishtinë jo në Beograd pasi as ju as Musajt nuk ishit lojtar të Beogradit, mudesh ta pyetsh lirisht 'Zekën' pastaj vendasin tan shefin e shefave Adem Grabovcin ose pyetni direkt presidentin Hashim Thaçi (Kadri Veseli ishte jashtë kësaj loje) se ku dhe ma kënd kanë përgatit terrenin që me një guri ti vrisni dy zogj (pranojeni se kanë luajtur me ju duke ju futur ne vëllavrasje si kanë dashtë pa vetëdijen tuaj as të Musajve .!

Të njëjtit njerëz ndoshta ke harruar ju përgatiten prapë terrenin për t’iu vrarë edhe në Klinë kur ju me dhjetëra bashkëpunëtor tuaj ishit nisur tê shkonit te 11 i shtabit te përgjithshëm dhe dhjetëra njerëz të armatosur të Sami Lushtakut ju kishin zanë pusi me armë,por aj 'rrenci shoku i juaj i 15 kat' ju kishte shpetuar juve por edhe Sami Lushtakun që të mos kishit dhjetra viktima ndermjet vetit tegjith epror e luftar të UÇK . Edhe me kët rast plani ishte me nje guri ti vrisnin dy zogj (gjenerala të UÇK )pasi edhe nqofse ju apo Samija doti kishit fat ti shpetonit këtij konflikti prap karriera e juaj apo e Samis dot përfundonte përgjithmonë në hyrje të Klines te aj restoranti dhe pompa e benzinës pronë Kosova Petrollit të PDK afër ures mbi lumin Drin.

(Kosova Sot)