Ja kush e kishte përgatitur dhe kush është vrasësi i Enver Malokut sipas Fatmir Limajt

  • 11 January 2019 - 13:01
Ja kush e kishte përgatitur dhe kush është vrasësi i Enver Malokut sipas Fatmir Limajt

Sot janë bërë 20 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish udhëheqës i QIK-ut, anëtar i LDK-së dhe bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Rugovës.

Edhe pse vrasja e tij ende nuk është zbuluar, kreu i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, në dëshminë e tij e kishte përmendur Lutfi Ajazin, i cili sipas Limajt kishte marrë pjesë në plagosjen e Sabri Hamitit, dhe përgatitjen e atentatit ndaj Enver Malokut.

“Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë”, kishte thënë Limaj në Gjykatën e Hagës më 23 maj të vitit 2005, shkruan "Kosova Sot".

E menjerhë pas kësaj, Doruntina Maloku, vajza e Enver Malokut i kishte kërkur sqarime Fatmir Limajt për vrasjen e babait të saj.

“E nderuara znj. Doruntina Maloku, ashtu siç edhe e keni përcjellur dhe lexuar dëshminë time në Tribunalin e Hagës të dhënë në maj të vitit 2005, unë asokohe qëllimisht në seancë të hapur gjyqësore kam folur për rastin e prindit tuaj të ndjerë z. Enver Maloku dhe të akademikut të nderuar z. Sabri Hamiti. E nderuar, gjatë gjykimit tim në Tribunalin e Hagës, nga dokumentet e prokururisë në të cilat kam pasur qasje unë, kam hasur dëshminë e një puntori të sigurimit shtetror Serb (UDB), dhe ai aty në atë dëshmi përpos të tjerave e ka përmendur edhe rastin e prindit tuaj dhe të z. Hamiti. Unë e kam përdorur atë deklaratë të tij gjatë marrjës sime në pyetje nga ana e prokurorisë së Tribunalit të Hagës me qëllim që sado pak të ndihmoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe poashtu me qëllimin dhe me shpresën që edhe juve si familje mund të ju ndihmoj për zbardhjen e së vërtetës ajo deklaratë e ati njeriu që siq e thash më lartë ka punuar në sigurimin shtetëror Serb (UDB). Përpos asaj që e kam thënë në atë dëshmi time ( e cila është publike qe 11vite) unë nuk di asgjë tjetër, nuk kam asnjë njohuri tjetër përveq asaj që e kam gjetur në dosjet e prokurorise së Tribunalit të Hagës, e që unë me vetë iniciativë e kam komentuar në gjykatë, siq e thash më lartë për të ndhihmuar sadopak të ndriqohen këto raste”, kishte thënë Limaj, shkruan "Kosova Sot".

Por, kush është Lutfi Ajazi, emri i të cilit përmendet edhe si i dyshuari kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e mjekut të UÇK-së, Dr. Hafir Shalës në vitin 1998, në afërsi të Prishtinës.

Kohë më parë,  Esat Shala, familjar i afërt i Dr. Hafir Shalës dhe ish-pjesëtar i FSK-së, kishte përmendur me emra ata që duhet të merren në pyetje për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së Dr.Hafir Shalës.

“Ne kerkojmë nga shteti i Kosoves urgjent qe ketë tradheti-rrembim tinzar dhe qyqar te Dr Hafir Shales qe te merren ne pytje kta persona. Lutfi Ajazi ish inspektor i sigurimit shtetror,Fadil Syleviqi oficer i lart i sherbimit policor, Shaban Neziri si dhe disa nga Mujajt e Gradices qe ishin ne sherbim te sigurimit shtetror serb ne ate kohë si dhe shume njerz te tjer qe sotë udhheqin strukturat me te larta te shtetit tonë te korruptun. Ne si Familjar nuk do te ndalemi se kerkuari te verteten shpresojm dhe besojm qe 10 prilli i ketij viti do te jetë viti i fundit kur do te zbardhet fati i Dr. Hafir Shales”, thuhej në letrën e Esat Shalës.

(Kosova Sot)