Abazi zbulon planin që nuk i funksionoi Baton Haxhiut

  • 11 January 2019 - 15:04
Abazi zbulon planin që nuk i funksionoi Baton Haxhiut

Analisti Haki Abazi, në faqen e tij në facebook ka shkruar se Baton Haxhiut, nuk i funksionoi projekti i PSD-së.

“Ka shume per tu thene per rastin e rende te Batanit, matrapazit qe nuk i dhezi projekti i PSD, por mos e lidhni moshen me nominimet se edhe Valdrin Lluka eshte i ri por ta bjen qymyrin te hunda e Liridon Mavrici pasi punon per qeverine per shume vite del edhe punon per operatorin privat qe ja ka rregullu kontraten sa ka qene ne qeveri”, shkruan Abazi, përcjellë “Kosova Sot”.

Postimi i plotë:

Seriali turk qe ta mbeshtjelle koken me akull per mos me pa ndarjen qe qellim e ka ndarjen

Ka shume per tu thene per rastin e rende te Batanit, matrapazit qe nuk i dhezi projekti i PSD, por mos e lidhni moshen me nominimet se edhe Valdrin Lluka eshte i ri por ta bjen qymyrin te hunda e Liridon Mavrici pasi punon per qeverine per shume vite del edhe punon per operatorin privat qe ja ka rregullu kontraten sa ka qene ne qeveri.

Krejt kesaj i ndihmon Leon Malazogu qe eshte poashtu i ri por i beme ambasador me urdher te Kadri Veselit qe e ka familjar se bashku me ambasadoren ne Panama ku jane mshehur edhe pasurite e politikaneve boterore qe u zbuluan ne skandalin e Panama Paper dhe krejt kjo pune behet gjithashtu edhe me skandaloze qe nje vajze e re si Dhurata Hoxha eshte ministre e Integrimeve Evropiane qe i ha thonjet e vet edhe derdh vrere ne parlament perderisa e kalon krejt vitin ne udhetime luksoze duke ndertuar genjeshtren per leiberalizim te vizave e ne fund sikur nuk ka ndodhe asnje gje per mos me harru qe ajo e ka perjashtruar dhe akuzuar sekretarin permanent te ministrise duke e akuzaur ate per moskryerje te puneve kur ka pranuar nje bilete te shtrjente qe Vlora Citaku ka qene ministre e integrimeve evropiane.

Shtet i kapur, i korruptuar i pari ne liste, injorant dhe ndoshta nje dite Lumezi si kryeprokuror do te ndjeket penalisht meqe nuk ka bere ndjekje penale as per edhe demtimet milionshe te interesit te shtetit, falimentimit te PTK, faljes se KEDS, faljes se buxhetit per autostrade, faljes per piste te aeroportit.... nuk ka seri turke as spanjolle qe ka episoda me shume.

(Kosova Sot)