Dhjetë vendet më të pasura në botë

  • 11 January 2019 - 18:44
Dhjetë vendet më të pasura në botë

Shteti zviceran gjendet në vendin e katërt

Me rastin e përpilimit të kësaj liste, është marrë parasysh GDP-ja si kriter 

1. Katari

Ekonomia e këtij vendi kryesisht bazohet në shitjen e naftës, të cilën ky shtet i Lindjes së Mesme e ka me bollëk. Nuk ka dyshim se Katari është shteti më i pasur në botë, të paktën në bazë të GDP-së. Me një shkallë të papunësisë prej 0.4% dhe me një GDP prej 124,930 dollarësh, shtetasit e Katarit me të vërtetë mund të thonë se janë duke bërë sefa.

2. Luksemburgu

Ky shtet i vogël evropian ka vetëm 600,000 banorë. Papunësia është rreth 5%. Ekonomia e këtij vendi kryesisht bazohet te prodhimi i çelikut dhe bankimi ndërkombëtar. Por, pas Brexitit mund të ketë ndonjë jostabilitet. GDP për kokë banori është 109,190 dollarë.

3. Singapori

Ky shtet i vogël ishull vazhdon që jetë konkurrent serioz për shtetin më të pasur në botë. Ekonomia shënoi rritje prej më shumë se 2.5% brenda vitit, por tani është duke treguar shenja të ngadalësimit. Pengesa më e madhe të cilën duhet ta tejkalojë Singapori, është imazhi i tij si vend vetëm i ekspertëve. GDP-ja e tij për kokë banori është rreth 90,530 dollarë.

4. Zvicra

Ky shtet relativisht i vogël midis Alpeve ka një popullsi prej gati 9 milionë banorësh dhe një GDP për kokë banori prej më shumë se 80,000 dollarësh. Sistemi bankar, industria, tregtia ndërkombëtare dhe specializimi i punës janë çelës të ekonomisë së këtij vendi. Edhe turizmi luan rol me rëndësi.

5. Brunei

Një vend i cili nuk e ka harruar trashëgiminë e vet të pasur kulturore edhe kur flitet për mbajtjen e hapit me përparimet moderne në teknologji dhe industri. Brunei është vendi i dytë për nga pasuria, në Azinë juglindore, menjëherë pas Singaporit. Ekonomia e tij varet nga nafta dhe gazi, eksporti dhe tregtia me shtete dhe investimet e diversifikuara. Brunei ka një GDP për kokë banori prej 76,740 dollarësh. 

 6. Norvegjia

Jo vetëm që Norvegjia është njëri ndër vendet më të lumtura në botë për të jetuar, por është edhe njëri ndër vendet më të pasura. Me një GDP prej rreth74,882 dollarësh, Norvegjia gjendet në vendin e gjashtë për nga lartësia e GDP-së( FMI). Ekonomia e këtij vendi varet nga prodhimi i naftës dhe eksporti.

7. Irlanda

Pjesëtare e OECD-së, ekonomia e Irlandës është rritur falë investimeve të mençura dhe rritjes së ndërtimtarisë. Ekonomisë i shkon për shtati edhe shkalla e lartë e punësisë, rrogat e larta dhe shpenzimet e shumta vendore. GDP për kokë banori është rreth 72,630 dollarë.

8. Kuvajti

Derisa gjendja e disa shteteve ishte ndikuar negativisht nga ulja e çmimit të naftës, ekonomia e Kuvajtit ishte mbajtur fort. Ky shtet ka investuar fonde të shumta për ta përshpejtuar rritjen në fusha të tjera dhe rezultatet kanë qenë impresive. GDP për kokë banori është gati 70,000 dollarë.

9. Emiratet e Bashkuara Arabe

Kemi të bëjmë me një konglomerat të shtatë shteteve arabe, ku Dubai është më i populluari nga ta. Emiratet kontrollohen nga një familje mbretërore dhe kjo familje merr pjesë me të madhe në zhvillimin e tregut dhe ekonomisë. Me një GDP për kokë banori prej 68,250 dollarësh, ky shter prodhues i naftës ka mahnitur botën me zhvillimin e tij.

10. Hong Kongu Hong

Kong mban titullin e njërit prej vendeve më të lehta në botë për të bërë biznes. Një numër i madh kompanish formojnë selitë e tyre në Hong Kong për shkak të politikave të buta dhe ligjeve liberale të tatimeve. 

(Kosova Sot)