Maqedonia edhe zyrtarisht e ndërroi emrin, kështu do të quhet

  • 11 janar 2019 - 19:32
Maqedonia edhe zyrtarisht e ndërroi emrin, kështu do të quhet

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot me shumicë prej dy të tretave kanë miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat kanë dalur sipas marrëveshjes me Greqinë.

Ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare u mbështetën nga 81 deputetë, aq edhe sa ishin të pranishëm në sallë.

Deputetët e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, të cilët kanë thënë se nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit.

Ndryshe, pas miratimit të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës, amendamente kanë dorëzuar edhe partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, propozimet e të cilave u pranuan nga qeveria.

(Kosova Sot)