“Blindohet” Beogradi, Putin merr me veti 250 speciala rusë në Serbi

  • 11 January 2019 - 19:39
“Blindohet” Beogradi, Putin merr me veti 250 speciala rusë në Serbi

Serbia ka filluar përgatitjet për vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të mbërrijë për vizitë në Serbi më 17 janar ku do të pritet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky do të jetë takimi i tyre i 15-të në nivel presidentësh.

Mediat serbe raportojnë se kreu i Rusisë do të pritet në Beograd si kurrë më parë.

Madje, një numër i pjesëtarëve më elitarë të njësive speciale ruse tashmë kanë mbërritur në Beograd para vizitës së Putinit.

Ata do të kontrollojnë gjithçka, çdo rrugë ku është parashikuar të kalojë Putin, vendet e takimeve, pajisjet e klimave, ushqimin, internetin e deri te mundësia e ndonjë sulmi me dron.

Putin pritet të shoqërohet në Beograd me 250 pjesëtarë të njësisë speciale ruse, e këtij numri do t’i shtohen edhe 7 mijë policë.

(Kosova Sot)