Refuzimi i Metës, shkatërrues për batonorgjinë e Ramës

  • 12 January 2019 - 07:30
Refuzimi i Metës, shkatërrues për batonorgjinë e Ramës

Zeqa: Baton Haxhiu duhet hetuar me seriozitet maksimal si në rrafshin politik, ashtu edhe atë ekonomik 

"Shkaku i aventurave të tij të pamatura, Edi Rama ka kohë që me të drejtë akuzohet në Kosovë dhe në Shqipëri, si për idenë kuislinge të ndarjes së Kosovës, ashtu edhe për batonorgjinë e turpshme, e cila është kthyer në fyerje të padurueshme për dinjitetin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, si dy shtete të pavarura e sovrane. Baton-orgjia e Edi Ramës ka shkuar aq larg, saqë jo vetëm se nuk po mund të mbulohet më, as me miellin serb të cilin mafio-oligarkët Devolli me ndihmën e Baton Haxhiut importojnë nga Serbia në Shqipëri dhe Kosovë, duke rrezikuar me lejen e patolerueshme të të dy shteteve tona, jetën e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, por edhe për shqiptarët si një komb", theksoi për "Kosova Sot" analisti Gani Qarri.

Deputetët nga radhët e opozitës kosovare, analistët politikë dhe qytetarët, po e shohin refuzimin e presidentit të Shqipërisë, Metës, për kandidatin Gent Cakaj për ministër të Jashtëm, shuplakë të rëndë dhe serioze për Edi Ramën dhe vetë idenë për ndarjen e Kosovës. Pas këtij refuzimi kategorik, ka filluar të akuzohet Edi Rama në Shqipëri dhe Kosovë, për "batonorgjinë e turpshme", e cila është fyese për vetë dinjitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dy shtete sovrane, por edhe për shqiptarët si një komb, që nuk e meritojnë talljen e të tjerëve që vazhdojnë të thonë se shqiptarët nuk dinë as të bëjnë shtet dhe as të qeverisen, ndërkohë që Edi Rama qeverisjen e ka shndërruar në "batonorgji".

Deputeti Ali Lajçi tha për "Kosova Sot" se ky subjekt politik e ka bërë me kohë të qartë që Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit, prandaj veprimi i presidentit Ilir Meta është një veprim i duhur dhe kontribut i rëndësishëm në interesin e shtetit të Kosovës dhe interesin gjithëkombëtar shqiptar. "E kemi thënë me kohë qëndrimin tonë, prandaj edhe tani po e përsërisim atë se është për t'u mbështetur vendimi i drejtë i marrë nga presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë. Ne si VV e kemi sqaruar opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar më herët vetëm formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE, para vitit 2011 dhe VV-ja nuk e ka ditur as datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja, sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës", u shpreh më tej Lajçi.

Maskat po bien

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha për "Kosova Sot" se tani dita ditës po bien maskat e krejt këtij plani skandaloz në dëm të shtetit të Kosovës, prandaj zgjidhja është tek dhënia fund mandatit të kësaj qeverie që nuk ka fare mandat të bisedimeve për çështje madhore të interesit të shtetit."Po bien maskat çdo ditë. Kosova ka nevojë për një qeveri që ka legjitimitet qytetar për këto tema kaq të mëdha. Një qeveri me më pak se 40% të mbështetjes qytetare nuk mund të shtyjë përpara këto procese", tha Vjosa Osmani për "Kosova Sot". Sipas analistit Florim Zeqa, refuzimi i Metës për kandidatin e UDB-ashit, Baton Haxhiut, gjegjësisht propozimin për emërim të z. Gent Cakaj ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, është shuplakë tepër e rëndë për Edi Ramën dhe dush i ftohtë për Hashim Thaçin në idenë e tyre për ndarjen e Kosovës."Rastin e Baton Haxhiut duhet hetuar me seriozitet maksimal, si në rrafshin politik ashtu edhe atë ekonomik, duke mos harruar çështjen e miellit të kafshëve që ai e importon nga Serbia në Shqipëri dhe Edi Rama ua jep njerëzve që po vdesin nga sëmundjet kancerogjene.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me refuzimin e Cakajt, me motivacionin se Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, përveçse e dha shembullin e një burrështetasi të përgjegjshëm, ua bëri me dije të gjithë mendjeve të turbulluara në Kosovë se Edi Rama nuk është e gjithë Shqipëria, por fatkeqësia e shqiptarëve", tha Zeqa për "Kosova Sot". "Batonorgjia e Edi Ramës nuk mund të mbulohet as me miellin serb që oligarkët Devolli me ndihmën e Baton Haxhiut po e sjellin në Shqipëri e në Kosovë dhe po e rrezikojnë jetën e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit. Pas veprimit skandaloz të Ramës me caktimin e një servili adoleshent nën diktatin e Haxhiut në krye të një ministrie që ka të bëjë ekskluzivisht me pazarin politik të Ramës e Thaçit me Vuçiqin, opozitarët e LSI-së në Shqipëri po kërkojnë që Baton Haxhiu të shpallet "non grata", pasi që po presionin punët e brendshme të institucioneve të Shqipërisë për interesa personale", potencoi ai. Edhe përkundër pyetjeve dërguar Baton Haxhiut, ai nuk i ka kthyer përgjigje gazetarit.

Salianji: Rama po qeveris në tejkalim të ligjit dhe kushtetutës

"Rama dhe DSIK (institucion në vartësi të tij) i jep certifikatën e sigurisë brenda një dite aplikuesit zëvendësministër që nuk e ka marrë për muaj me radhë certifikatën! Ndërsa për deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare u deshën 5 muaj verifikime dhe konfirmime nga të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare, madje disa deputetëve të Rilindjes nuk iu dha kjo certifikatë nga DSIK. Situata është edhe më delikate kur shtetasi ka jetuar për periudha të gjata kohore jashtë Shqipërisë dhe akoma më delikate kur flitet për ndryshim kufijsh që cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Rama po qeveris në tejkalim të ligjit dhe Kushtetutës; fjala e tij është mbi ligjin për të vendosur çdo vartës të tij në shërbim të qëllimeve që po nënkuptohen. Institucionet më të rëndësishme si DSIK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar që trajton dhe informacionet për vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve u provua në këtë rast se përdoret lehtësisht nga KM. Vendimi i presidentit të Republikës është kushtetues derisa gjykata të shprehet, kushtetutshmërinë ose jo e vendos Gjykata Kushtetuese, jo KM! Është i turpshëm çdo lloj atributi jashtëkushtetues që persona të veçantë marrin sikur të kenë tagrin për të vendosur për ministra, apo akoma më keq për caktim apo ripercaktim kufijsh. Mjafton ndërhyrja nga grupe të tilla që të ketë hetim penal të plotë nga institucionet e Shqipërisë", theksoi për gazetën "Kosova Sot" deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Qarri: Edi Rama ka kohë që me të drejtë akuzohet në Kosovë dhe në Shqipëri

Analisti politik Gani Qarri tha për "Kosova Sot" se refuzimi i miratimit të kandidaturës së Gent Cakaj për kryediplomat të Shqipërisë, nga presidenti Ilir Meta, jo vetëm se ishte plotësisht i argumentuar si përgjigje, por edhe një shuplakë e merituar për të gjithë ata, të cilët ka kohë që kërkojnë copëtimin e Kosovës."Nuk ishte Ilir Meta ai që e la pa postin në fjalë, buzëmbëlushin Cakaj, por vetë deklarata për 'korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi' u bë shkaku kryesor që të refuzohej kandidatura e tij për ministër të Jashtëm dhe kryediplomat të shtetit amë - Shqipërisë. Kandidatura e vogëlushit të Baton Haxhiut u kritikua ashpër si e papranueshme, pothuajse nga të gjithë udhëheqësit dhe faktorët politikë, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Ndaj refuzimi i të preferuarit të UDB-ashit, Baton Haxhiut, nga z. Ilir Meta, për ministër të Jashtëm të Shqipërisë ishte vetëm shuplaka e munguar, në kërkim të së cilës edhe vetë Edi Rama si promotor i të gjitha të këqijve që po u ndodhin shqiptarëve kohët e fundit gjendet që nga viti 2016, kur ai bashkë me Aleksandër Vuçiqin aranzhoi edhe ndarjen e Kosovës në takimin që ata të dy e patën në Nish", vlerësoi ai.

"Për aq më tepër, shkaku i aventurave të tij të pamatura, Edi Rama ka kohë që me të drejtë akuzohet në Kosovë dhe në Shqipëri, si për idenë kuislinge të ndarjes së Kosovës, ashtu edhe për batonorgjinë e turpshme, e cila është kthyer në fyerje të padurueshme për dinjitetin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, si dy shtete të pavarura e sovrane. Baton-orgjia e Edi Ramës ka shkuar aq larg saqë jo vetëm se nuk po mund të mbulohet më, as me miellin serb të cilin mafio-oligarkët Devolli me ndihmën e Baton Haxhiut importojnë nga Serbia në Shqipëri dhe Kosovë, duke rrezikuar me lejen e patolerueshme të të dy shteteve tona, jetën e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, por edhe për shqiptarët si një komb", tha Qarri për "Kosova Sot". Sipas tij, shkaku i keqqeverisjes së Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, populli ynë nuk meriton që të tjerët të tallen me të, kinse shqiptarët nuk dinë as të bëjnë shtet dhe as të qeverisin veten, përderisa Edi Rama dhe Hashim Thaçi qeverisjen e shqiptarëve e kanë shndërruar në mafiobatardi dhe baton-orgji të turpshme.

Kelmendi: Të mos i lejojmë matrapazët politikë, si Baton Haxhiu, të luajnë me sovranitetin dhe shtetin

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se është gjë e kuptueshme se z. Cakaj është propozuar nga skena politike e Kosovës, përkatësisht nga z.Thaçi, në bashkëpunim të ngushtë me Baton Haxhiun. "Këtë e shpjegon fakti se menjëherë pas emërimit ose dhënies së propozimit nga kryeministri i Shqipërisë për z. Cakaj, në zonën e debatit nga Baton Haxhiu ftohet z. Cakaj si mysafir. Në këtë zonë të debatit, që është një ndër subjektet kryesore dhe ndërlidhëse të Beogradit për ndarjen e Kosovës, në deklaratë e sipër jep z. Cakaj për të kuptuar se është për korrigjim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Për të ruajtur sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës, Qeveria ka sjellë platformën mbi bisedime, ka krijuar grupin negociator dhe ka vendosur taksën 100% ndaj Serbisë. Këta janë faktorë të rëndësishëm në ruajtën e sovranitetit të shtetit. Kosova është republikë e pavarur dhe sovrane, e ka një territor të vetin dhe një popull që jeton në të. Ky popull dëshiron të ketë paqe dhe qetësi, si dhe të jetojë në raporte normale me të gjitha shtetet e Ballkanit. Është detyrë e jona që të mos i lejojmë matrapazët politikë si Baton Haxhiu, si dhe çdokujt tjetër, pavarësisht nga pozita, të luajnë me sovranitetin dhe shtetin e Republikës së Kosovës", tha Kelmendi për "Kosova Sot".

Lajçi: Spiuni i UDB-së

"Jo rastësisht zbardhet e vërteta në një emisionin të datës 3 janar 2018, në televizionin e Baton Haxhiut nga vetë drejtori Baton Haxhiu, i cili tregon se si e ka njohur Gent Cakajn që prej moshës 15-vjeçare dhe se si e ka ndjekur më tej zhvillimin e tij gjatë gjithë kësaj kohe. E kur jemi këtu duhet ta kujtojmë faktin se Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së para dhe gjatë lufte, vartës i krerëve të saj, Jovica Stanishiq dhe Zoran Stijoviq, dhe madje i përfshirë edhe direkt në planin për largimin e disa deputetëve që u shkëputën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Vitin e kaluar, pasi morën padrejtësisht mandatet e fituara në emër të Lëvizjes dhe e tradhtuan Lëvizjen.

Ashiqare po shihet që në planet e Baton Haxhiut duket se Gent Cakaj ka shërbyer edhe si pararojë e të ikurve.Tani më po dihet që ajo që thotë Baton Haxhiu, se e ka angazhuar për vite të tëra Cakajn me pagë shumë të lartë që të bëjë analizën e sondazheve, të cilat i porosit Haxhiu për qëllimet e grupit që ai e përfaqëson, prandaj ai edhe e kërcënoi presidentin Meta me një reagim, sepse është shumë i brengosur e i shqetësuar për fatin e investimit të tij shumëvjeçar në këtë person", tha deputeti Ali Lajçi për "Kosova Sot". 

Badallaj: Këta kryekuislingë janë dëmi dhe gjema e Kosovës

Edhe analisti Reshat Badallaj tha për "Kosova Sot" se presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ra shuplakë gjithë bandës serbiane: Edvin Kristaq Ramës, Hashim Thaçit dhe njeriut të UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiut, pasi nuk e dekretoi Gent Cakaj për ministër të Jashtëm, sepse nuk e pranoi presidenti idenë e këtyre kuislingëve për copëtimin e Kosovës."Kjo është ditur se këta kryekuislingë janë dëmi dhe gjema e Kosovës dhe më besoni se kanë për të dështuar shumë turpshëm.

Tradhtia e tyre as që vihet në dyshim, sepse ky kulaç tradhtarësh është në furrë dhe është pjekur, pra pritet vetëm nënshkrimi i tyre dhe ajo kopeja tjetër e udhëhequr nga ata këlyshët e vegjël që i prinin Shpend Jahti dhe ai i Malishevës nuk janë asgjë tjetër pos argatë të Hashim zezës. Këtu në këtë vallen serbe ka gisht edhe banda e kamotshme DEVOLLI, që ka punuar për vrasjen dhe shkatërrimin e kombit tonë në përgjithësi dhe duhet të mos heshtim se kombi është në rrezik të jetë a të mos jetë nga ky soj langonjsh dhe duhet marrë seriozisht këtë bandë tradhtarësh që po ecin me hapa të shpejtë për të shkatërruar vendin që i ndërsen nga pas Serbia fashiste", tha Reshat Badallaj.

Miftari: Batoni, postieri i Daçiqit dhe Stanishiqit

Sipas Naim Miftarit, ish-epror i UÇK-së, sistematizimi i njerëzve të UDB-së në këto pozita nuk ka filluar tani, por ka filluar qysh moti."Shembulli i Baton Haxhiut, i cili është më shumë i njohur si postieri i Ivica Daçiqit e Stanishiqit, i cili dihet zyrtarisht se ka qenë koordinator politik i UDB-së edhe gjatë luftës ishte larguar për Maqedoni me ndihmën e forcave speciale të Arkanit, pra të UDBsë, ku kishte hapur vetë lajmin se është vrarë për të mos u hakmarrë popullata dhe UÇK-ja, pasi njihej si njeri i UDB-së.

Pas luftës i njëjti i kishte ra në gjunjë ministrit gjerman, Joshka Fisherit, duke i kërkuar mëshirë për jetë, pasi i kishte thënë se është i dënuar me vdekje, pikërisht nga UÇK-ja, prandaj edhe gjykatat ndërkombëtare sot nuk janë rastësi. Dhe pikërisht i njëjti Baton Haxhiu, postieri dikur i Stanishiqi (kryeshefi i UDB-së)sot është koordinator e këshilltar në mes Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, dhe kjo nuk do koment, por mjerë kombi shqiptar kush ka mbetur me ia qarë hallin vendit tonë", theksoi Miftari për "Kosova Sot". 

Qytetarët mbështesin Metën 

Të anketuar rreth kësaj çështje, qytetarët e lavdërojnë dhe falënderojnë presidentin Ilir Meta për qëndrimin e tij kundërshtues ndaj opsionit të ndarjes së territorit të Kosovës në bisedimet me Serbinë. Qytetari Selver Lenjani nga Karaqeva e Kamenicës tha për "Kosova Sot" se pas këtij veprimi kundërshtues të presidentit Meta, për mosdekretimin e një kandidati për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, servil ndaj Baton Haxhiut dhe Edi Ramës e Hashim Thaçit në planin e tyre për marrëveshje të dëmshme në interes të Kosovës është për ta përshëndetur, sepse roli i tij në politikën e jashtme shqiptare në dëm të Kosovës do të ishte tepër negativ."Është për t'u përshëndetur jo vetëm nga qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë refuzimi i presidentit shqiptar, Ilir Meta, për mosdekretimin e kandidatit, të cilin e ka mbështetur dhe propozuar ishshërbëtori i UDB-së, Baton Haxhiu, për ministër të Jashtëm dhe ky mosdekretim lë të kuptohet nga të gjithë si shuplakë serioze dhe kthjelluese edhe për Edi Ramën, edhe për Hashim Thaçin e të tjerët që po e proklamojnë dhe mbrojnë idenë e shkëmbimit të territoreve dhe idenë për ndarjen e Kosovës", u shpreh ai.

"Le ta dinë tani të gjithë se edhe kjo farëbatonorgjia e Edi Ramës nuk mund të mbulohet as me miellin serb që oligarkët Devolli me ndihmën e Baton Haxhiut po e shesin në Shqipëri e Kosovë dhe po i rrezikojnë jetët e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, por le ta dinë se edhe ideja e shkëmbimit të territoreve në dëm të Kosovës nuk është gjë tjetër veçse një tradhti kombëtare dhe tani qytetarët kanë akoma më shumë arsye të mos e pranojnë ta kundërshtojnë një projekt të tillë dhe po qe se ka nevojë edhe të protestojnë për ta parandaluar atë", tha Lenjani për "Kosova Sot". Ndërsa qytetari Sabit Salihu tha për "Kosova Sot" se ai nuk ka pasur ndonjë simpati ndaj presidentit Ilir Meta, por ai tani vërtet e meriton atë dhe e tregoi veten me veprime konkrete, duke u përcaktuar kombëtarisht dhe në interes të shtetit të Kosovës."Për këtë hap shumë atdhetar për ruajtjen e kufijve të Kosovës i lumtë Ilir Metës, i lumtë, dhe unë si qytetar i Kosovës e përshëndes përzemërsisht, por gjithashtu edhe ish-ministrin Bushati, i cili ka pasur qëndrim stoik e burrëror për ruajtjen e tërësisë së shtetit të Kosovës, sepse është koha e fundit që t'i thuhet nga të gjithë ne, andej e këndej kufirit, stop kësaj aventure të Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe të Hashim Thaçit.

Unë dua të besoj që edhe ky qëndrim i presidentit të Shqipërisë në raport me mbrojtjen e kufijve të pacenueshëm të Kosovës në këtë proces bisedimesh do të ketë ndikim pozitiv, sepse edhe ata duhet të mendojnë, ata që po e shtyjnë përpara këtë ide, sikur që është kryeministri shqiptar Edi Rama, që duket se akoma ai nuk po i di mirë as luftën e Kosovës, as vuajtjet dhe krimet që janë bërë nga Serbia kundër Kosovës brez pas brezi, nga një okupator i egër", vlerësoi ai për "Kosova Sot". Sipas tij, le ta dinë të gjithë njëherë e përgjithmonë që Kosova është sovrane, shtet i pavarur dhe kurrë më në vartësi të Serbisë dhe as në pazare territoresh në favor të Serbisë, sepse këta kufij duhet të mbeten të paprekshëm.

(Kosova Sot)