Edhe Remi niset për Hagë, pamje nga shtëpia

  • 13 January 2019 - 12:22
Edhe Remi niset për Hagë, pamje nga shtëpia

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku para pak orëve është nisur për në Hagë nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”. E para pak minutave drejt Aeroportit rrugë ka marrë edhe Rrustem Mustafa.

Media ka arritur që të marrë pamje ekskluzive nga momenti kur Rrustem Mustafa-Remi, ka dal nga shtëpia e tij duke u nisur kështu dejtë Hagës.

Ai nuk ka dashur që të prononcohet për media, mirëpo ka pohuar se po niset drejtë aeroportit. E Remi pritet që të hënën (nesër), të intervistohet nga ana e zyrtarëve në Hagë. Fluturimin për në Lubjanë, Rremi e ka sot rreth orës 14:30 minuta.

Ndërkohë avokati Arianit Koci, tha se Lushtaku dhe Mustafa i janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale dhe nuk ka komentuar më tutje se në çfarë cilësie janë të ftuar.
“Mirë po shkojnë, mirë do të kthehemi. Zoti Lushtaku fluturoi tash, do të intervistohet me 16 janar, ai këtë kohë e ka shfrytëzuar për të vizituar disa familjarë, ndërsa zoti Mustafa do të intervistohet nesër më 14 janar. Data për zotin Lushtaku është shtyrë sepse të dy e kanë pasur të njëjtin avokat dhe është dashur të koordinohet koha”, tha Koci.

Image

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se sot ka vizituar Lushtakun dhe Mustafën, duke theksuar se beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

"Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë", tha Haradinaj.
Disa ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ftuar për të dëshmuar para Prokurorisë Speciale në Hagë, për krime lufte në Kosovë.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

(Kosova Sot)