Vjen alarmi për Kosovën: Vendi në prag të tragjedisë

  • 15 January 2019 - 14:19
Vjen alarmi për Kosovën: Vendi në prag të tragjedisë

Në Kosovë po vazhdon greva në arsim, e nisur me 14 janar dhe sipas paralajmërimeve të SBASHK-ut, kjo grevë mund të zgjasë me muaj.

E lidhur me këtë, eksperti i fushës së arsimit, Halim Hyseni,thotë se përgjegjësia për degradimin e arsimit në Kosovë, tani edhe me këtë grevën e fundit, bie mbi të gjitha institucionet, pa e përjashtuar tani edhe Sindikatën e Arsimit.

Image
Halim Hyseni

 

"Ky vendim skandaloz dhe i turpshëm, tërësisht imoral dhe i papërgjegjshëm, do të jetë me pasoja më fatale se viti shkollor 1991-1992, sepse në atë kohë personeli mësimor atdhedashës pranoi të punojë pa para dhe me rreziqe të mëdha jetësore. Do të jetë më fatal, sepse nëse ndodh kështu, siç deklarohet, ky vit shkollor shpallet NUL- inekzistent. Nëse kjo ndodhë, kjo do të jetë një tragjedi kombëtare. Është momenti i fundit të ndahet shapi nga sheqeri. Kryetari i Sindikatës me letrën dërguar nxënësve dhe prindërve ka treguar se nuk është i denjë për atë post, sepse kërkon që për interesa meskine personale prindërit dhe nxënësit të sakrifikojnë të ardhmen e tyre. Tani dikush për një vendim irracional duhet të marrë përgjegjësi: SBASHK-u apo QEVERIA. Qeveria është po ashtu përgjegjëse për shkak të pazareve joparimore me këtë sindikatë", tha njohësi i fushës së arsimit në Kosovës, Halim Hyseni për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)