Shpend Ahmeti në ekipin negociator për të mbijetuar politikisht

  • 15 January 2019 - 18:50
Shpend Ahmeti në ekipin negociator për të mbijetuar politikisht

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti i cili iu bashkua ekipi të Hashim Thaçit në bisedimet me Serbinë, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se në bisedimet me Serbinë nuk do të ketë asnjë temë tabu, përfshirë edhe ndarjen e Kosovës.

Ahmeti, ashtu si Thaçi mendojnë njëjtë. Në vend që Serbia të kushtëzohet që t’i paguaj dëmet e luftës dhe të tregojë vendet për të zhdukurit para se te ulen për diskutime në Bruksel, ata pranojnë pa asnjë hezitim që të dialogojnë më një shtet që kreu gjenocid në Kosovë. Poashtu, presidenti Thaçi nuk ia ka dorëzuar delegacionit të Kosovës, i udhëhequr nga dy të dështuarit, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj dokumentacionin e plotë të bisedimeve në Bruksel.

E lidhur me këtë, analisti politik, Haki Abzi, ka thënë për “Kosova Sot” se po vazhdon manipulimi me publikun nga Thaçi, Ahmeti dhe Limaj.

Image
Haki Abzi

 

“Manipulimi me publikun po vazhdon, përderisa si duket delegacioni qeveritar është duke fërkuar duart për arrestimin e Thaçit dhe krerëve të tjerë të PDK-së nga Gjykata Speciale, Thaçi po refuzon në anën tjetër që te ju jap dokumentacionin për dialogun zhvilluar”, shprehet Abazi.

Sipas tij, nga kjo situatë e krijuar, Kosova do t’ia sheh sherrin.

“Kjo situatë e krijuar po tregon se që të dy palët të përfshira ne dialog edhe Thaçi edhe Delegacioni e kane gjetur dialogun që të përdorin për të mbijetuar në politikë përndryshe asnjëra palë nuk ka legjitimitet për këtë proces dhe sigurisht që në fund të dy palët kanë për të ja parë sherrin por siç po shihet nga gatishmëria edhe vendi mund të bartë pasoja të rënda nga këto veprime të pa përgjegjshme”, ka përfunduar Abazi për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)