Trondit ish agjenti i SHIK-ut: Thaçi do të ftohet në Speciale, ja emrat e komandantëve që do t’ua hedhë fajin për vrasje

  • 17 January 2019 - 14:08
Trondit ish agjenti i SHIK-ut: Thaçi do të ftohet në Speciale, ja emrat e komandantëve që do t’ua hedhë fajin për vrasje

Gjykata Speciale ka filluar intervistimin e të ftuarve të saj. Dy ish komandantët e UÇK-së, Rrrustem Mustafa-Remi dhe Sami Lushtaku, ishin dy të parët që dhanë dëshmitë e tyre.

Por, në media pothuajse çdo ditë përmendet edhe emri i Presidentit, Hashim Thaçi si i ftuar i Speciales, pasi Thaçi është njeriu kryesor i përmendur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty.

E duke folur për ftesat e Speciales, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Thaçi do të jetë i ftuar në Hagë.

“Hashim Thaçi do të jetë i ftuar por si dëshmitar i prokurorisë dhe e pritshme se do deklarohet si lider vetëm me rol politik dhe sigurt fajin për krime të mundshme do jua hedh komandantëve të luftës që kanë qenë në terren siç jav ka hedhë fajet nga viti 1999 gjerë sot”, është shprehur Miftari për “Kosova Sot”.

Ai thotë se Thaçi ka qenë profiteri kryesor i UÇK-së, si në aspektin materiale ashtu edhe në atë politik.

Image
Naim Miftari

 

“Pasi Thaçi ka qenë profiteri kryesor material dhe politik dhe UÇK-në e përdor si monedhë të tij personale por kur vjen puna të përgjegjësia komanduese në rast kur janë thyer rregullat e luftës, atëherë Hashim Thaçi deklaron se nuk ka pas përgjegjësi komanduese pasi është vetëm lider politik dhe se fajet për krime të supozuara përgjegjësinë e kanë komandantët e zonave dhe komandantë të tjerë si Ramush Haradinaj, Syljeman Selimi, Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Sokol Dobruna, Shukri Buja, Sabit Geci, Sahit Jashari, Salih Veseli...”, thekson më tej ish agjenti i SHIK-ut.

“Kur ka profite politike dhe materiale siç ishte vjedhja e fondit vendlindja thërret Hashim Thaçi thirret dhe sillet se është  udhëheqësi kryesor i UÇK-së por kur vjen të mundësia e llogarive para drejtësisë për ndonjë krim të mundshëm të pjesëtarëve të UÇK-së atëherë presidenti Thaçi i ik përgjegjësisë të vetë thotë skam qenë në UÇK fare por lufta e tij ka qenë politike specifike”.

Sipas Miftarit, asnjë vrasje politike nuk është bërë pa dijeninë e Hashim Thaçit.

“Unë e ceki pothuajse asnjë krim i rëndë si  për shembull torturime të kundërshtarëve politikë dhe  sidomos vrasje politike dhe vrasje e konkurrentëve apo zhdukja e tyre nuk është bërë pa dijeninë dhe ndikimin e Hashim Thaçit dhe klanit të ROGNERIT”, nënvizon ai.

Më tej, ish agjenti deklaron se kjo gjykatë është ë padrejtë, pasi amniston krimet serbe në Kosovë.

“Sa i përket kësaj gjykate kjo gjykatë nuk është e drejtë aspak me Kosovën pasi e amneston Serbinë vrasësen  e mbi 15 mijë viktimave civilëve shqiptar, pastaj dhunimin e mbi 20 mijë femrave shqiptare, ndjekjen e 1 milionë shqiptarëve shkatërrimin me themel të 116 mijë shtëpive shqiptare, zhdukjen e mijëra kufomave shqiptare në Serbi pra e amenston paraprakisht gjenocidin serb në Kosovë, dhe po kjo gjykatë ameston nën hije Hashim Thaçin alfa-omegen e krimeve gjatë dhe pas luftës e vrasjeve politike dhe krimit të organizuar në Kosovë pra kjo gjykatë është tallje me viktimat e luftës në Kosovë”, shprehet Miftari për “Kosova Sot”.

Për fund, ai thotë se UÇK-ja ka bëtë luftë të pastër dhe nuk ka pas thyerje të rregullave të luftës.

“Sa i përket luftarëve të njëmend të UÇK-së ata kanë bërë luftë shumë të pastër në kohë lufte dhe në krahasim me luftërat e ngjashëm në shtetet tjera delë se UÇK është kampione liderë për mos thyerjen e rregullave të luftës në botë, personalisht si ish ushtar dhe epror i lartë në UÇK ndihem krenar dhe shumë i relaksuar karshi kësaj gjykate dhe çdo gjykatë tjetër pasi lufta jonë për lirinë e popullit tonë ishte e pastër dhe kishte shumë pak thyerje të rregullave dhe dëmeve  anësore të luftës  në një ushtri vullnetare”, përfundon ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)