Maqedonia duhet të paguajë 9.000 euro dëmshpërblim për transgjinor që i janë shkelur të drejta

  • 17 January 2019 - 15:02
Maqedonia duhet të paguajë 9.000 euro dëmshpërblim për transgjinor që i janë shkelur të drejta

Gjykata Evropiane për të drejta të njeriut (GJEDNJ) në Strasburg gjykoi në dobi të personit transgjinor “Iks”, i cili e ka paditur Maqedoninë për shkak të shkeljes të së drejtës së privatësisë dhe mjetit joefikas juridik në vend.

Gjykata e bëri valide padinë në bazë të nenit tetë të Konventës për të drejta të njeriut që i përket shkeljes të së drejtës së privatësisë dhe shqiptoi gjobë prej nëntë mijë eurove dëm jomaterial, të cilën shteti do të duhet t’ia paguajë personit “Iks” për shkak të stresit të pësuar.

Mbrojtja e “Iks”-it duke iu referuar padisë dhe nenit tridhjetë që ka të bëjë me mjet joefikas juridik. Ky nen ishte i rëndësishëm për mbrojtjen për shkak të asaj që hap rrugë të qartë për ndryshime në kornizën ligjore në Maqedoni.

Megjithatë, Gjykata në vendimin e saj konstatoi shkelje te nenit tetë “për shkak të mungesës së kornizës rregullative”.

Koalicioni Margini që e mbështeste rastin e “Iks”-it para Strasburgut vlerësoi se pas këtij aktvendimi Maqedonia ka detyrë të miratojë ligj, i cili do t’u mundësojë njerëzve transgjinorë, procedurë të shpejtë, transparente dhe inkuadruese për njohjen juridike të gjinisë.

Ky është vendimi i parë i Gjykatës në Strasburg për të drejtat e personave transgjinorë në Maqedoni.

(Kosova Sot)