Problem në Beograd në ditën e vizitës së Putinit

  • 17 January 2019 - 16:16
Problem në Beograd në ditën e vizitës së Putinit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka filluar vizitën e tij por në Beograd është shfaqur një problem.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur sot për vizitë në Serbi.

Ai është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ardhja e Putinit ka nxitur një vëmendje të madhe të nikoqirit në lidhje me sigurinë.

Por, trafiku i bllokuar për qarkullim në Beograd u ka sjellë problem serioz banorëve të kryeqytetit serb, shkruan “B92”.

Ata janë duke u këshilluar të përdorin rrugë alternative për t’ju shmangut shesheve kryesore ku pritet të parakalojë delegacioni i lartë rus me presidentin Putin.

(Kosova Sot)