Aparatet në formë shiriti, që vendosen në kokë, shikojnë a e kanë nxënësit vëmendjen e duhur

  • 17 January 2019 - 16:25
Aparatet në formë shiriti, që vendosen në kokë, shikojnë a e kanë nxënësit vëmendjen e duhur

Një studim kontrovers ka përdorë një pajisje 'hitech' në formë shiriti, për të monitoruar trutë e nxënësve të shkollës, për t'u siguruar se ata janë duke e ndjekur mësimin me vëmendje. Kompania e re me seli në Masaçusets, "BrainCo", thotë se pajisjet e saj "Focus 1" mund t'iu ndihmojnë mësuesve që të identifikojnë nxënësit që kanë nevojë për ndihmë shtesë. Kjo kompani ka krijuar partneritet me një shkollë kineze, duke bërë një studim me fëmijët shkollorë të moshës nga 10-17 vjet dhe thotë se po ashtu kanë filluar bashkëpunimin me shkollat në SHBA, Meksikë, Spanjë dhe Brazil.  

 

Angazhimi i nxënësve

Mësuesit monitorojnë vëmendjen e nxënësve duke përdorë një aplikacion që merr informata nga aparatet si shirit, që vendosen në kokë. Dritat në pjesën e përparme të pajisjes kanë ngjyra të ndryshme, varësisht nga niveli i përqendrimit të nxënësit në mësim. 'Me këto pajisje nga "BrainCo", edukatorët mund të përcjellin angazhimin e nxënësve dhe nivelet e vëmendjes në klasë, në kohë reale', thotë kompania që ka prodhuar këto pajisje. Por, shkencëtarët kanë vënë në pyetje efikasitetin e një pajisjeje të tillë, duke ngrehur shqetësime edhe në lidhje me privatësinë e nxënësve. Themeluesi i kompanisë "BrainCo", që njëherësh është edhe shef ekzekutiv i saj, Bicheng Han, ka deklaruar se studimi çoi deri te përmirësimi i notave të fëmijëve pjesëmarrës. 

 

Shkencëtarët kanë ngritur shqetësime rreth kësaj teknologjie

Ata po ashtu tani duhej që t'iu kushtonin detyrave të shtëpisë një vëmendje më të vogël. Por, këto rezultate të studimit me nxënës kinezë nuk janë botuar në ndonjë revistë akademike, prandaj shkencëtarët kanë ngritur shqetësime rreth kësaj teknologjie. Russell Barkley, profesor klinik i psikiatrisë në Universitetin "Virginia Commonwealth", tha se çdo përmirësim në suksesin e nxënësve me gjasë ishte efekt placebo (me sugjestion), e jo meritë e pajisjes. 

 

(Kosova Sot)