Hahn takohet me Haradinajn, mbetet sekret çka biseduan në takim

  • 17 January 2019 - 16:44
Hahn takohet me Haradinajn, mbetet sekret çka biseduan në takim

(E plotësuar) - Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, por nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.

Fillon takimi i Hahn me Haradinajn

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka arritur në Kosovë.

Në këto momente ai është në takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte thënë se mirëpret sygjerimet e komisionerit Hahn.

Po ashtu, nuk ishte paraparë të ketë deklarime për media pas përfundimit të takimit, i cili mbahet në kohën kur SHBA dhe BE-ja i kanë kërkuar Kosovës heqjen e taksave prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Kryeministri Haradinaj më herët ka bërë të ditur qëndrimin e Prishtinës zyrtare se taksat ndaj Serbisë do të hiqen në momentin kur ajo të njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ndryshe, Hahn pas vizitës në vendin tonë, në orët e mbrëmjes do të qëndrojë për vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Image
Image

 

(Kosova Sot)