Taksa e Haradinajt, serbët i “vajtohen” Putinit në Beograd!

  • 17 January 2019 - 17:01
Taksa e Haradinajt, serbët i “vajtohen” Putinit në Beograd!

Taksa 100% e vendosur nga Republika e Kosovës për gjitha produktet serbe ka qenë njëra prej temave që është diskutuar në takimin e presidentit rus, Vladimir Putin me krerët e shtetit serb, në Beograd.

Krye diplomati, Ivica Daçiq ka konfirmuar se taksa e vendosur nga qeveria “Haradinaj” i është sqaruar numrit një të Rusisë si veprim i njëanshëm.

“Ju i dini sugjerimin tonë për një marrëveshje finale. Ajo përfshin gjetjen e një kompromisi të përbashkët. Mirëpo, kritikë e jona padyshim se ishte vendosja e masave të njëanshme të Prishtinës”, deklaroi ministri i Jashtëm serb për N1.

Po ashtu, ai theksoi se për heqjen e taksës tani kanë mbështetjen e plotë të shteteve të fuqishme botërore.

Ndërsa, rreth çështjes së dialogut, Daçiq shtoi se Putin nuk sjellë ndonjë zgjidhje por ai kërkoi që një gjë të tillë ta bëjë vet Serbia.

“Putin nuk sjellë zgjidhje për Kosovën. Ai na pyet se si duhet të jetë zgjidhja” tha Daçiq.

Ndryshe, për çështjen e taksës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i prerë se nuk do të hiqet deri sa të ketë marrëveshje në letër nga Serbia. Ndonëse ishte një kërkesë nga SHBA-ja, shefi i qeverisë kosovare po insiston që kjo masë të largohet vetëm me rezultat final.

(Kosova Sot)