Behluli: Menaxherë të Trustit marrin 5000 euro rroga, dhe humbin parat e pensionerëve të shkretë (Foto)

  • 17 January 2019 - 21:36
Behluli: Menaxherë të Trustit marrin  5000 euro rroga, dhe humbin parat e pensionerëve të shkretë (Foto)

Pas humbjes së mbi 85 milionë eurove të pensionistëve nga Trusti, kanë pasuar reagime të shumëta, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Njohësi i aktualiteteve në vend, Hajrush Behluli, ka shpërthyer ndaj kësaj dukuri, ku ndër të tjera i ka kërkuar kryeministrit Haradinaj, ta shkarkojë menaxhmentin e kësaj organizate.

Ky është postimi i plotë:

"Humbin 85 milionë euro të pensioneve.
-Menaxherë të TRUSTIT merrni edhe 5000 euro rroga dhe humbin paret e pensionëreve të shkretë: A lloto po luani bre të pashpirtë?-
- Kryeministër shkarkoje menaxhmentin dhe paret e Trustit jepjani Bankave tona me garancion ne shfrytëzim me 1% kamatë me kusht që ata të japin me 2% kredi dhe le të zhvillohet vendi. Bëje Kryeministër, bëje se është e drejtë.
-Prokuror i shtetit hetoje keqpërdorimin me paret e djersës dhe te gjakut të qytetarëve të ketij vendi.
- Sindikalistë protestoni per vjedhjen e parave të kursyera të punëtorëve e jo vetem per rritje te pagave.
Nuk duhet toleruar humbja e 85 milionë euro, 
Hej 85 MILION nuk janë pak. Do të jetojmë të varfër edhe si pensionistë. 
Ky eshte KRIM i TURPSHEM.
I mallkoftë dhe i vraftë i madhi ZOT"

Image

 

 

(Kosova Sot)