Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë dhe infermierë, ja pse

  • 18 January 2019 - 16:26
Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë dhe infermierë, ja pse

Shumë të rinj kosovarë, posa të përfundojnë studimet marrin menjëherë rrugën për në vendet e perëndimit, duke synuar një vend pune dhe një jetë më të mirë se sa në Kosovë.

E analisti Bislim Aliu, për gazetën "Kosova Sot", thotë se Kosova po rrezikon të mbetet pa mjekë dhe infermierë, ndërsa e tëra kjo po ndodh për shkak të emigrimit të tyre, kryesisht në Gjermani, por edhe gjetiu në perëndim dhe në botë.

Image
Bislim Aliu

 

"Prandaj e kemi situatën alarmante në këtë sektor, ngase dita-ditës pandalshëm po ikin kuadrot shëndetësore, por edhe kuadrot e tjera, sa më larg Kosovës. Ndërsa këtë po e bëjnë vetëm për një jetë të mirë dhe perspektivë për vete dhe për fëmijët e tyre, duke mos dashur që të jetojnë edhe më tej në shtetin e krimit të organizuar dhe të mafisë politiko-kriminale. Pikërisht për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit, padrejtësive të shumta, në secilën sferë të jetës, përfshirë edhe skenarin e rrezikshëm për ndarjen e Kosovës, shumica e qytetarëve tanë janë të gatshëm që ta braktisin Kosovën menjëherë", u shpreh Aliu.

(Kosova Sot)