Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 55 aktakuza gjatë janarit

  • 18 January 2019 - 16:29
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 55 aktakuza gjatë janarit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë këtyre ditë vetë muajit janar 2019, ka ngritur gjithsej 55 aktakuza, ka paraqitur nëntë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 47 aktvendime për fillim të hetimeve.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë pesë aktakuza, është bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit dhe janë marrë  14 aktvendime përfillim të hetimeve”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur gjithsejtë 50 aktakuza, ka bërë gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 26 aktvendime përfillim të hetimeve.

“Ndërsa në Departamentin për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, janë marrë shtatë aktvendime për fillim të procedurës përgatitor edhe janë bërë nëntë kërkesa për shqiptim të masave edukative”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar Prokuroria Themelore në Ferizaj.

(Kosova Sot)