Qentë e Sharrit, edhe një politikan i njohur i Kosovës kishte pasur punë me ta

  • 18 January 2019 - 16:52
Qentë e Sharrit, edhe një politikan i njohur i Kosovës kishte pasur punë me ta

Qentë e Sharrit kanë marrë vëmendje të madhe së fundmi, e gjithë kjo pasi presidenti serb Vucic i dhuroi një të tillë homologut të tij rus Putinit. Por, një llogari e PDK-së në rrejtin social në Instagram e cila numëron mbi pesë mijë ndjekës ka shpërndarë një fotografi të një prej politikanëve të njohur të Kosovës, që kishte pasur punë me herët me këtë racë të qenve

Llogaria në Instgram “Partia Demokarike Ks” ka shpërndarë një fotografi të presidentit Hashim Thaçi me dy qen të Sharrit. Fotografi këto të realizura kohë më parë në një nga vendet turistike në Kosovë.

Në këtë mënyrë kjo faqe ka tentuar t’i kundërpërgjigjet dy homologëve të Thaçit, atij të Rusisë Vladimir Putin dhe atij serb Aleksandër Vucic.

 

 

Ndryshe, qeni i Sharrit ka treguar inferioritet ndaj Putinit. Kjo u dëshmua nga pamjet që rrjedhën në Youtube.

(Kosova Sot)