Alarmon analisti politik: Pushtetarët të shitur

  • 18 January 2019 - 17:11
Alarmon analisti politik: Pushtetarët të shitur

Pala kosovare, deri më tani ka pranuar të dialogojë me Serbinë në Bruksel pa asnjë kusht të vetë. Edhe pse shteti serb kreu gjenocid në Kosovë, kjo nuk është përmendur asnjëherë në takimet e Brukselit. E sipas analistit politik Reshat Badallaj, katandisja e Kosovës në këtë gjendje është pasojë e politikave të paditur këmbë e krye, por këta nuk do të mund të ndikojnë në disponimin pozitiv dhe mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për popullin e Kosovës.

 "Kështu është kur pushtetarët e paditur, të korruptuar deri në fyt, nuk shikojnë interesin e vendit, por këta dallkaukë shikojnë interesat e tyre personale që u intereson vetëm pushteti. Nuk e besoj se kjo kope banditësh mund të rrezikojnë marrëdhëniet me miqtë, e sidomos me shtetin më të fuqishëm në botë, Amerikën, vetëm për një arsye: politika amerikane ndaj Kosovës nuk ndryshon... Këta poterexhinj nuk i njeh kush përpos deri në Dragodan, e ju shikoni njëherë se çka bënë me bandën e Brukselit, po a ka më turp dhe më idiotizëm se në emër të popullit të Kosovës të flasë Shpend Hajni apo Shpend Jahti", theksoi ai.

Image
Reshat Badallaj

 

 "A e dogjën serbianët shkrumb e hi shtypshkronjën dhe gazetën "Kosova Sot"; këtu nuk e kam fjalën se po e mbroj që shkruaj; por si mund të harrohet ajo kur kjo gazetë ishte e para dhe e vetmja që përkrahu luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vu në shërbim të popullit, mbronte interesat e Kosovës dhe kombit dhe po pyesim lidhur me këtë temë përse e dogji makineria vrastare serbe deri në themel, përse e dënoi dhe nuk u ndal duke e mbrojtur kauzën kombëtare, këtu e kam fjalën se u dogj vetëm e vetëm se ishte kundër Serbisë fashiste dhe mbronte UÇK-në, kur në kohën disa i quanin terroristë dhe disa paçavure të tjera ishin në përkrahje të kasapit të Evropës, Slobodan Milosheviqit", tha Badallaj për "Kosova Sot".