Tabloidet e kontrolluara nga Vuçiq lansuan 700 artikuj të rrejshëm për Kosovën gjatë 2018'ës

  • 18 January 2019 - 18:30
Tabloidet e kontrolluara nga Vuçiq lansuan 700 artikuj të rrejshëm për Kosovën gjatë 2018'ës

Në tri tabloide serbe vetëm gjatë vitit 2018 janë publikuar rreth 700 lajme të rreme përmes të cilave është paraqitur mbështetja e fortë e Rusisë për Serbinë, dhe janë paralajmëruar konflikte e sulme të ndryshme në Kosovë. Megjithatë sipas mediumit ‘Raskrikavanje’ që merret me vërtetim të fakteve këto media njihen për publikim të pasaktë të hulumtimeve, raportim të një anshëm, gënjeshtra dhe trillime të rreme e nxjerrje të fjalëve të njerëzve nga konteksti

Mediumi serb ‘Raskrikavanje’, e cila merret me vërtetim të fakteve dhe lajmeve, ka publikuar një analzië sipas të cilës vetëm gjatë vitit 2018 në disa media në Serbi janë publikuar rreth 700 lajme të rreme të cilat kryesisht kanë të bëjnë me zhvillimet në Kosovë.

Të gjithë  700 lajmet e rreme janë publikuar në: Informer, Alo dhe Telegraf.

Këto lajme të rreme apo të pabazuara kryesisht janë shkruar për:

-Mbështetjen e fortë të presidentit rus Putin për Serbinë

Në këto tri mediume për Vladimir Putinin janë shkruar të gjitha lajmet pozitive. Vetëm në mediumin ‘Telegraf’, gjatë vitit 2018 janë publikuar rreth 230 lajme të rreme apo të pabazuara.

Në një shkrim në tabloidin ‘Informer’ në qershor të vitit 2018 ishte publikuar një shkrim me titull” Analizë e CIA-s: Putini e mbron Kosovën si të ishte ruse”, ku citohet një raport i shkruar nga analistë të agjencisë sekrete amerikane. Në këtë shkrim ndër të tjera thuhet se Putin po e merr shumë personale çështjene  Kosovës, sikur të ishte një “çështje e rëndësishme kombëtare ruse”

Në këtë ‘raport të CIA’-s të cilin e ka cituar ‘Informer’, thuhet se Putin nuk do të lejojë që serbët të poshtërohen dhe të humbasin gjithçka. Sipas këtij tabloidi serb ky raport i CIA-s ishte dërguar në Ambasadëne  SHBA-së në Beograd, megjithatë një gjë e tillë është mohuar nga vetë ambasada.

 

“Ne nuk kemi marrë një raport të tillë dhe “Informer’ asnjëherë nuk e ka kontaktuar Ambasadën për të konfirmuar tekstin, e cila është një praktikë e zakonshme në mesin e gazetarëve të besueshëm”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-së për Raskrikavanje

Retorikë  të luftës dhe raportimi nxitës për Kosovën

Sipas Stefan Janjiq i cili është redaktor në mediumin ‘Fake News Hunter’, në vitin 2018, dy tabloidët serb ‘Informer’ dhe ‘Telegraf’, kanë publikuar rreth 265 lajme për luftëra dhe konflikte. 47 shkrime janë shpikur kryesisht për ‘Ustashët’ emër pezhorativ për kroatët, dhe 30 nga to për shqiptarët.

‘Informer’ në faqe kishte publikuar një lajm se me 25 prill të vitit 2018 kosovarët do të sulmojnë veriun e Kosovës, ndërkohë më vonë kanë raportuar se një luftë në Kosovë do të fillojë me 15 dhjetor

 Tabolidi “Alo”, ndërkohë ka raportuar se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen me 1 janar 2019, gjë që doli të jetë e pavërtetë.

Këto media serbe kanë zhvilluar të shumta të manipulimit siç janë nxjerrja e fjalëve të njerëzve nga konteksti, publikim i pasaktë i hulumtimeve, raportim i një anshëm, gënjeshtra dhe trillime të rreme. Arsyet ndryshojnë nga promovimi i qëllimeve specifike politike dhe janë bërë thjesht për rritjen e klikimeve dhe qarkullim nëpër media.

Raskrikavanje është një medium serb i cili bën kontrollimin e fakteve, vërtetësinë e lajmeve të publikuara nga mediat serbe.

Kjo analizë është projekt i KRIK, që merret me raportimin e krimit dhe korrupsionit ndër vite.

(Kosova Sot)