Kushtëzimi me çështjet e hapura

  • 18 January 2019 - 18:43
Kushtëzimi me çështjet e hapura

Sipas Prof. Muhamet Kelmendit, është koha që të gjitha çështjet e mbetura pa u trajtuar deri më tani, në raport me Serbinë, duke përfshirë krimet dhe dëmet e luftës, më në fund do të bëhen pjesë e bisedimeve për të cilat tani po angazhohen Qeveria dhe Kuvendi me ekipin që e kanë votuar, sepse tani po vendosen edhe parimet bazë të bisedimeve.

"Në bisedimet me palën gjenocidiale serbe është shkuar tash e 10 vjet pa parime dhe tërësisht është shfrytëzuar ai aktivitet për interesa individuale në dëm të shtetit të Kosovës. Dëmet e bëra gjatë luftës, sikundër edhe ndaj gazetës "Kosova Sot", në planin e bisedimeve me shtetin kriminal serb, janë përfshirë dhe janë kushte të përcaktuara nga Qeveria 'Haradinaj' për bisedime. Në plan është gjetja e të gjithë të vrarëve nga kriminelët serbë, përgjegjësia për dhunën dhe për terrorin serbomadh. Dëmet që shkojnë sipas planit deri në 22 miliardë euro dhe përgjegjësitë e tjera, si përdhunimet etj., që shteti kriminal i ka kryer. Tash është në Komision dhe në Parlament të vendoset për çdo çështje veç e veç. Unë shpresoj se Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të mbështetet në atë plan dhe të tëra këto përgjegjësi do të realizohen, pa e ndarë Republikën dhe duke përfunduar me njohje të shtetit... Ndërsa, sa i takon opozitës, ka mendime për dhe kundër. Mendoj se opozita nuk ka qartësi politike. E kapur pas pushtetit, tërë punën po e bën vetëm për pushtet.", tha Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)