Kosova në alarm, vendi drejt izolimit ndërkombëtar

  • 18 January 2019 - 19:07
Kosova në alarm, vendi drejt izolimit ndërkombëtar

Politikanët e kriminalizuar të Kosovës e kanë sjellë vendin në prag të izolimit ndërkombëtar, duke rrezikuar që Kosovës t’ia humbin edhe miqtë më të mëdhenj që i kishte deri më tani, përfshirë edhe Amerikën. E nesër në gazetën me besimin dhe tirazhin më të madh në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a është Kosova në pikën më të ultë në pozicionin e saj ndërkombëtar? 

A po izolohet Kosova nga këta politikanë që kanë marrë nam të keq jo vetëm në vend, por edhe në shtetet e perëndimit dhe të gjithë e dinë se çfarë pasurish kanë bërë këta politikanë, si e kanë rrjepur popullin dhe vazhdojnë ta rrjepin edhe tutje, në bashkëveprim me nëntokën kriminale? A është izolimi i politikanëve tanë një alarm edhe për qytetarët se nëse votojnë këta politikanë do të izolohet Kosova në vend se të izolohen politikanët?

Lexojeni gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen “Kosova Sot”.