Çun Lajçi i reagon ashpër kryeministrit: T’çmendun i ke ministrat o Ramush Haradinaj!

  • 18 January 2019 - 19:08
Çun Lajçi i reagon ashpër kryeministrit: T’çmendun i ke ministrat o Ramush Haradinaj!

Aktori i njohur i Kosovës Çun Lajçi, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, gjegjësisht Ministrinë e Kulturës.

Ai në një postim në Facebook, ka pyetur se pse kryeministri Ramush Haradinaj, po i diskriminon artistët pa rrog

Aktori ka thënë se derisa një drekë ministrave iu kushton 300 euro, artistët që nuk janë pjesë e Teatrit, nuk do të mund të udhëtojnë drejt Zagrebit për të parë shfaqjen “Destur”.

Ai I ka quajtur të çmendur ministrat e Haradinajt.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

T'çmendun i ke ministrat o Ramush Haradinaj

Shqiptarët e Zagrebit e ftojnë Teatrin me shfaqjën "Destur" për ta festua 17 shkurtin Paguejnë nga xhepat udhëtimin, hotelin, vizat e sallën Vatroslav Lisinski, e ministri yt i kulturës thotë: Meditje s'ka për aktorët që s'janë t'punësuar n'teatër!

- Për rolin kryesor pra, Çunin e shokët e tij që për nji kore bukë luejnë n'shfaqje!

- Për Zana Hoxhën ore, rexhizoren plot entuzjazëm e Selman Jusufin që venitet n'vetmi! Hej! Çfarë diskriminimi asht ky o Kryeministër? Si mund t'përjashtohen aktorët pa rroga nga dietat?

Ministrave tu nji drekë iu kushton 300 euro, e nji artist që s'asht n'teatër u dashka me shkua n'Zagreb me luejt shfaqjen me bukën e vet. Kurse ata që marrin rrogë nga 700 euro, ata po, mund t'marrin dieta!

A asht i çmendun ky, apo unë që jetoj n'kohën e tij t'egër o Ramush Haradinaj? -M'duhet t'u kërkoj ndjesë shqiptarve t'Zagrebit që s'do ta shohin shfaqjën për shkak t'idiotit ministër kulture që e ke z.Kryeministër!

(Kosova Sot)