Mafio-oligarkët dhe nëntoka kriminale marrin në duar drejtësinë

  • 18 January 2019 - 19:09
Mafio-oligarkët dhe nëntoka kriminale marrin në duar drejtësinë

Në gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen “Kosova Sot”, në numrin e nesërm do të lexoni se a janë shkatërruesit më të mëdhenj të këtij shteti dhe të demokracisë drejtësia dhe politika që vepruan bashkërisht që ta degradojnë sa më shumë këtë shtet? Pse fajtorët kryesor që sot nuk kemi sundim të ligjit as ligj janë pikërisht njerëzit e drejtësisë, që kapën shtetin dhe nuk lejuan që të marrë frymë demokracia? Si mund te pritet luftimi I korrupsionit dhe krimit te organizuar përderisa sistemi i drejtësisë është në duart e nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të tejinkriminuar?

Kur do të marrë fund përzgjedhja e gjyqtarëve, prokurorëve e përgjegjësve të policisë mbi bazën e lidhjeve të detyrueshme  me politikën dhe nëntokën kriminale!? A ka bërë kapja e shtetit nga mafio-oligarkia politike-kriminale dhe mos ndëshkimi nga drejtësia e tej politizuar dhe e tejkorruptuar,  që krimi i organizuar dhe korrupsioni të shndërrohen në kulturë sistemore ditore të instaluar qëllimisht e “legalisht” kudo nëpër institucionet e shtetit të kapur nga mafio-oligarkët e bizneseve të inkriminuara të lidhura me pushtetarët e korruptuar që qeverisin në qeveritë  komunale dhe në qeverinë qendrore  në Kosovë në të tre pushtetet!? A e falimentuan këtë shtet të fituar me shumë mund,  pikërisht kjo klasë politike kriminale e pasluftës,duke përfshirë të gjitha partitë politike, pa asnjë dallim!?

Për këto e shumë materiale tjera interesante, lexojeni gazetën numër një, “Kosova Sot”.