SHBA-ja nuk arrin pajtueshmëri me Rusinë për ruajtjen e Paktit për Armë Bërthamore

  • 18 January 2019 - 19:13
SHBA-ja nuk arrin pajtueshmëri me Rusinë për ruajtjen e Paktit për Armë Bërthamore

Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar një propozim rus për ruajtjen e Traktatit për Armë Bërthamore, me arsyetimin se ky pakt nuk mund të verifikohet në mënyrë adekuate. Këto komente të bëra më 16 janar nga Nënsekretarja amerikane për Kontrollin e Armëve dhe Sigurisë Ndërkombëtare, Adrea Thompson, i kanë hapur rrugën Uashingtonit për t'u tërhequr nga kjo marrëveshje, e nënshkruar në kohën e Luftës së Ftohtë. Duke folur pas takimit në Gjenevë, me zyrtarë rusë dhe amerikanë, Thompson ka thënë se Moska ka refuzuar që të lejojë vëzhgim të duhur të sistemeve të reja raketore të Rusisë, dhe të cilat për Uashingtonin përbëjnë shkelje të traktatit."Ne nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë një gjuhë të përbashkët me Rusinë", ka thënë Thompson pasi është takuar me zyrtarë të ministrisë së Jashtme të Rusisë.

(Kosova Sot)