Ky është deputeti i LDK-së që i jep këshilla Haradinajt pa pare

  • 18 January 2019 - 19:27
Ky është deputeti i LDK-së që i jep këshilla Haradinajt pa pare

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i ka dhënë  disa këshilla kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pa pagesë.

Këto shkrime ia ka dhënë kryeministrit përmes një postimi në Facebook, disa nga këshillat Avdylit janë ulja e pagave të kryeministrit e kabinetit të tij, si dhe dorëheqja e tij.

Postimi i plotë:

Derisa 35 këshilltarët si duket po e këshillojnë KM se mirë është puna dhe krejt Kosova po e adhuron, këto këshilla pa pare ia kisha dhënë Ramush Haradinajt për ta nxjerrë Kosovën nga lëmshi me grevat për pagat :

1. Ulje pagës së Kryeministrit ,Ministrave, zv.ministrave , këshilltarëve etj në nivelin e mëparshëm,

2. Kërkim falje për kët? rritje arbitrare të pagave për veten dhe mundesisht ti rikthehen ato mjete buxhetit.

3. Miratimi sa më shpejtë i Ligjit për paga duke marrë parasysh kërkesat për rritje 30% të kuotës për arsim dhe shëndetësi , me rrezik edhe të falimentimin e Buxhetit,

4. Dështimi i Ligjit dhe rifillimi nga e para e dialogut social duke adresuar kêrkesat e grevistëve,

5. Dorëheqje e Kryeministrit dhe shpërbërje e Kuvendit, duke ia lën? k?tê punë një Qeverie të përgjegjshme.

(Kosova Sot)