Me dekada vuante nga tumori, pa dijen e saj

  • 18 January 2019 - 19:57
Me dekada vuante nga tumori, pa dijen e saj

Sikur edhe shumë gjendje të tjera te femrat, endometrioza është vështirë që të diagnostikohet

Një grua, e cila mendonte se kishte filluar të shtonte në peshë në moshë të mesme, si pasojë e menopauzës, më pas zbuloi se, në fakt, kishte dekada të tëra që në trupin e saj ishte duke u rritur një tumor i mitrës (endometrioza), i cili tani kishte arritur peshën rreth 23 kg. Brenda Cridland nga Ajdaho vendosi që të shkonte te mjeku pasi që shëndeti i saj i përgjithshëm filloi të përkeqësohej. Me atë rast analiza CAT zbuloi se ajo kishte një tumor tepër të madh, i cili ia kishte ndrydhur organet dhe pengonte furnizimin e trurit të saj me gjak. Para operacionit, barkun e kishte të fortë si gur Cridland iu nënshtrua një operacioni dy orë e gjysmë për heqjen e kësaj mase, ku për fat bëhej fjalë për tumor beninj, i cili ishte shkaktuar si pasojë e endometriozës së padiagnostikuar. Pas operacionit, Cridland peshonte rreth 35 kile më pak. Ajo tregon se, para operacionit, barkun e kishte të fortë si gur. Po ashtu, sapo fillonte që të hante, i vinte për të vjellë dhe menjëherë e linte ushqimin. Por, në shkurt të vitit të kaluar, gjendja e saj filloi që të përkeqësohej edhe më shumë. Të tjerët e shikonin dhe, sikur donin t'i thoshin se, kjo nuk ishte vetëm punë menopauze. Për këtë shkak edhe vendosi që të shkonte te mjeku. Simptomat janë të buta Sikur edhe shumë gjendje të tjera te femrat, endometrioza është vështirë që të diagnostikohet, meqë simptomat maskojnë njëri-tjetrin. Kjo bën që mbështjellësi i brendshëm i mitrës të ndahet dhe të ngjitet, e më pas edhe të rritet, gjetiu në organizëm, më së shpeshti në pelvis (legen), apo vezore, por ndonjëherë edhe në gjoks, apo gjetiu. Simptomat janë të buta. Shtimi i lehtë në peshë, menstruacionet me dhembje, gjakderdhjet më të mëdha, gjëra që mund të ndodhin edhe te menstruacione të rëndomta. Mënyra e vetme e diagnostikimit është operacioni. Ka përpjekje që të zbulohen metoda jo invazive të diagnostikimit, por deri më tani ato kanë mbetur në fazën eksperimentale. 

(Kosova Sot)