Më 17 shkurt, Halil Kastrati dhuron 17 çelësa banesash për nevojtarët

  • 19 January 2019 - 22:32
Më 17 shkurt, Halil Kastrati dhuron 17 çelësa banesash për nevojtarët

Vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë. Fjala është për Halil Kastratin, i cili çdo ditë po ndihmon familjet që janë në nevojë anë e kënd Kosovës. .

Ai sonte  konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash.

Ai një gjest të ngjashëm e bëri edhe me 28 nëntor, kur i dhuroi 28 çelësa banesash për nevojtarët.

Me ndihmën e miqve, estradës dhe njerëzve vullnet-mirë, Halil Kastrati  njihet si njëri ndër personat më të dashur dhe më të respektuar në Kosovë, për shkak të aktiviteteve të bamirësisë.

 

(Kosova Sot)