Vishuni trash, temperaturat sot pritet të jenë shumë të ulëta

  • 20 January 2019 - 07:47
Vishuni trash, temperaturat sot pritet të jenë shumë të ulëta

E diela shoqërohet me mjegull e ngrica në mëngjes. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore dhe shiu.

Ajri i ftohtë pranë sipërfaqes tokësore do të mbetet i bllokuar nga masat e ngrohta ajrore përmbi, që do të shkaktojnë inversionin termik, e që nën këto kushte do të ketë mjegull në ultësira, por kohëpaskohe fushat e presionit të ulët mbi Itali do të sjellin mundësi për reshje të dobëta të përziera bore dhe shiu, e vende-vende edhe shi të akullt. Në vise malore vetëm reshje bore.

Kushtet meteorologjike për inverzion termik dhe mjegull që parashihen në fundjavë, do të mbajnë të bllokuar ndotësit në vise të ulëta, ndaj edhe vlerat e kualitetit të ajrit do të mbesin në të pashëndetshme, e kohëpaskohe orëve të mbrëmjes mund të rriten edhe në të rrezikshme.

20.01 - Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht vranët. Kohëpaskohe vende-vende priten reshje të dobëta të përziera shiu dhe bore, si dhe shi i akullt.
21.01 - Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht me vransira. Paradite vende-vende mundësi për shi të akullt. Në vise malore borë.

22.01-23.01 - Të martën kryesisht vranët. Kohëpaskohe reshje të dobëta shiu dhe bore, e në vise malore mbi 800m reshje bore. Ditën e mërkurë kryesisht vranët, kohëpaskohe reshje të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet -2 deri në 0C, e maksimalet nga 3C deri në 5C. Në vise të mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë ndjeshëm më të ulëta.

Do të fryj erë e lehtë nga juglindja 1-3m/s.

Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie të thellë.

(Kosova Sot)