Qytetarët për grevat: Disa e meritojnë ngritjen e pagës dhe disa jo

  • 20 January 2019 - 07:49
Qytetarët për grevat: Disa e meritojnë ngritjen e pagës dhe disa jo

Greva që ka filluar tash e gjashtë ditë në institucionet arsimore dhe mbi 3 jave te ato shëndetësore, po komentohet në mënyra të ndryshme nga qytetarët. Disa thonë se meritojnë ngritje të pagave, ndërsa, ka edhe që thonë se kanë bllokuar funksionimin normal të shtetit.

Për Naim Krasniqin, që bashkëshorten e ka të shtrirë në QKUK, fajtori kryesor për gjithë këto greva është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.Krejt kjo, pasi siç thotë ai, i pari i ekzekutivit e ka rritur pagën vetit dhe tash të gjithë  kanë të drejt të kërkojnë pagë më të lartë.Ndërsa, për qytetaren tjetër, Myrvete Maroshi shërbime në repartin e Neurokirugjisë përkundër grevës janë shumë të mira.

Ajo theksoi se mjekët e meritojnë ngritjen e pagës, po ka dhe disa prej tyre që nuk duhet t’iu rritet paga.Sa i për ketë grevës së mësimdhënësve, qytetarët shprehen në përkrahje të tyre. Për Amir Gashin, këta të parët kanë të drejtë, pasi arsimi ka vlerën e vet.

  Përkundër kësaj, ai thotë se ndoshta disa nga kërkesat e tyre janë të larta, duke marrë parasysh që rrogat e mësimdhënësve janë më të lartat në rajon.Njëjtë në mendime shprehet dhe Shkenda Bytyqi. Ajo thotë se secila punë duhet të vlerësohet drejt.
Bytyqi ndër të tjera kishte dhe një kërkesë për gjitha institucionet që këto profesione të vlerësohen më shumë.Ndryshe nga këta qytetarë, më kritike ndaj këtyre grevave shprehet Nazmie Bajrami.    Sipas saj, grevat nuk janë të mira, pasi këtu është bllokuar dhe po humb  i gjithë shteti.

E përbashkëta e dy institucioneve që janë në grevë është se kërkojnë ngritje të koeficientit të pagës së tyre.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri iu ka     kërkuar gjithë mësimdhënësve që nga dita e hënë të dalin në punë.

Në të kundërtën, Bahtiri ka paralajmëruar se do të kërkojë staf vullnetar që të mbajnë  mësim në shkolla.I menjëhershëm ka qenë reagimi i SBASHK-ut, ku i drejtohet Bahtirit se për tendencën që të bën presion në grevistët do të përballet me gjykatën, por gjithashtu i ka rekomanduar që të ketë kujdes se mund të përballet edhe me mllefin e grevistëve.

Kundër grevës në arsim është deklaruar dhe deputeti që vije nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj.Ai u shpreh se dyshon që  këta sindikalistët e përfaqësojnë një mend arsimin. Sipas tij, arsimi as që ka sindikatë, mirëpo janë disa njerëz që flasin në emër të  arsimit.

(Kosova Sot)