Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 20 January 2019 - 07:55
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Federata Skietare e Kosovës organizon garën “Dëshmorët e kombit”. (Bord i Dragashit, ora 09:00)Fillon Fanliga e Kosovës, ku do të paraqiten tifozët e anëtarësuar në fanklubet zyrtare të klubeve më të mëdha evropianen. (Fusha sportive “Sopa sport”, ora 10:00)

 

Mbahet mbledhje komemorative kushtuar të ndjerit Hevzi Matoshit, ish-shef i Zyrës ligjore në Gjilan. (Salla e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

Mbahet akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. (Salla e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ora 14:00)

Nën patronatin e kryeparlamentarit Kadri Veseli mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi. (Qendra e Kulturës në Mitrovicë, ora 14:00)

(Kosova Sot)