Kështu tallet Daçiq me Kosovën, ndërsa neve na kërkojnë ta heqim taksën!

  • 20 January 2019 - 08:54
Kështu tallet Daçiq me Kosovën, ndërsa neve na kërkojnë ta heqim taksën!

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq vazhdon ta provokojë Kosovën. Ky ministër ka paralajmëruar se të hënën do ta “zbulojë emrin e shtetit që e ka tërhequr njohjen për Kosovën”.

Ai nuk ka dashur ta konfimojë nëse Palau është shteti që ai pretendon se e ka tërhequr njohjne.

“Nuk mund as ta konfirmojë e as ta demantojë që shteti i Paqësorit, Palau, e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Daçiq ka thënë se të hënën “do të flas se cili është shteti i 13-të që e ka tërhequr njohjen për Kosovën”.

“Përfaqësuesi i atij vendi do të vije në Beograd dhe tash nuk mund të flas për këtë. Unë kam thënë se të hënën, më 21 janar, do ta bëjë publike vendin që e ka tërhequr njohjen”, ka thënë ai, duke pranuar tërthorazi se ka frikë që zbulimi i emrit të shtetit mund ta vë Kosovën në lëvizje dhe ta parandalojë atë.

Ai ka ironizuar me Kosovën. “Le të mendojnë në Prishtinë se për cilin shtet bëhet fjalë, është e sigurtë, bëhet fjalë për shtetin e 13-të”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)