Nëse njëra nga pesë kërkesat nuk plotësohet, PSD-ja nuk e voton buxhetin

  • 20 January 2019 - 10:18
Nëse njëra nga pesë kërkesat nuk plotësohet, PSD-ja nuk e voton buxhetin

Partia Socialdemokrate (PSD) në këmbim të votës pro buxhetit për vitin 2019 e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës me pesë kërkesa.

Ligji për dialogun, shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenado Rikalo si dhe funksionalizimi i plotë i kësaj ministrie, Ligji për Paga, zvogëlimi i numrave të zëvendësministrave, si dhe reforma e sistemit pensional, janë këto kërkesat e PSD-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu në një intervistë thotë se nëse vetëm njëra nga këto kushte nuk do të plotësohet, atëherë nuk do të votojnë.

“Jo vetëm këtë kërkesë por edhe kërkesat e tjera pa u plotësuar nuk ka votë për buxhet nga Partia Socialdemokrate dhe ne kemi qenë specifik në kërkesat tona, qe besa kemi edhe zotimin publik të kryeministrit në seancën e fundit të sesionit të kaluar që do të plotësohen të gjitha “, tha Sejdiu.

(Kosova Sot)