Zjarr i madh përfshin resortin, 2 të vdekur e 14 të plagosur në Francë

  • 20 January 2019 - 11:00
Zjarr i madh përfshin resortin, 2 të vdekur e 14 të plagosur në Francë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Francë, ku një zjarr i madh ka përfshirë ambientet e një resorti turistik. Ngjarja ka ndodhur në një resort skish në Courchevel, në Alpet e Francës.

Deri më tani janë raportuar për dy persona të vdekur dhe të paktën 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 70 zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Gjithashtu mësohet se zjarri është përhapur në tre godina dhe janë evakuar 60 persona të resortit turistik.

(Kosova Sot)