Policia norvegjeze heton nëse sulmi me thikë është akt terrorist

  • 20 January 2019 - 11:02
Policia norvegjeze heton nëse sulmi me thikë është akt terrorist

Një gjykatë në Norvegji ka urdhëruar ndalimin e një shtetasi rus, para se gjykimi i tij të nisë, lidhur me vrasjen e një gruaje në një dyqan në Oslo, tha policia, duke shtuar se fillimisht, plani i të dyshuarit ishte që të vrasë disa njerëz.

Gjykata e Qarkut në Oslo më 19 janar mori vendim që 20-vjeçari rus duhet të qëndrojë në paraburgim dhe të pres nisjen e gjykimit ndaj tij.

Rusi kishte sulmuar me thikë një grua në një dyqan ushqimor më 17 janar në Oslo. Viktima vazhdon të jetë në spital dhe është në gjendje kritike.

Agjencia e inteligjencës së Norvegjisë po e heton këtë ngjarje si sulm të lidhur me terrorizëm.

Policia ka thënë se i dyshuari, që ka udhëtuar për në Norvegji nga Rusia përmes Suedisë në ditën e sulmit, “ka dashur të vrasë disa njerëz”. Autoritetet shtuan se ata janë duke hetuar nëse i dyshuari ka ndonjë lidhje me ekstremistët islamikë.

Transmetuesi publik norvegjez, NRK, ka raportuar se i dyshuari është nga rajoni rus Bashkorostan, që gjendet afër Kazakistanit.

(Kosova Sot)