Vdiq spiuni i Argo’s

  • 20 January 2019 - 19:39
Vdiq spiuni i Argo’s

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare Tony Mendez.

Ish-agjenti veteran i CIA’s që në vitin 1980 ndihmoi në kthimin në atdhe të një grupi diplomatësh amerikanë të bllokuar në Teheran.

Lajmi për humbjen e ish-oficerit Tony Mendez, i interpretuar nga aktori i mirënjohur Ben Aflek në filmin “ARGO”, është bërë i ditur nga familja e tij.

Në një komunikatë të shpërndarë për shtypin amerikan thuhet se 78-vjeçari vdiq si pasojë e sëmundjes së Parkinsonit.

Tony Mendez ka punuar për një kohë të gjatë në radhët e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës dhe në vitet ‘80 u nderua me medalje pasi udhëhoqi personalisht operacionin e fshehtë që ktheu në Shtetet e Bashkuara 6 diplomatë amerikanë, të bllokuar në Republikën Islamike gjatë krizës së pengjeve të viteve 1979-1981.

Filmi “ARGO”, që rrëfen misionin në fjalë, në vitin 2013 fitoi tre çmime OSKAR, mes të cilëve atë për regjinë më të mirë.

 

(Kosova Sot)