Paralajmëron ish agjenti i SHIK-ut, tregon se çka po falet për të shpëtuar Hashim Thaçin

  • 20 January 2019 - 19:59
Paralajmëron ish agjenti i SHIK-ut, tregon se çka po falet për të shpëtuar Hashim Thaçin

Njohësi i fushës së sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, njëherësh edhe veteran i luftës, përmes një postimi në Facebook thotë se pasurit strategjike po falen për të shpëtuar presidentin e vendit.

Ai paralajmëron se edhe me tej nuk kanë të ndalur ofensivat diplomatike kundër territorit dhe shtetit të Kosovës nga Serbia, Rusia, me ndihmën e pakontestueshme të Hashim Thaçit.

Ja postimi i tij në Facebook

Falet gjysma e Kosovës pasurit kryesore strategjike vetëm për ta shpëtuar b**** e "shenjt" të Presidentit Hashim Thaçi.

Nuk kanë të ndalur ofensivat diplomatike kundër territorit dhe shtetit të Kosovës nga Serbia, Rusia, me ndihmën e pakontestueshme të Hashim Thaçit i cili si president i zgjedhur në mënyrë ‘demokratike’, edhe përkrahësit kryesor të Kosovës është kah i kthen në kundërshtar dhe pjesëmarrës në nderjen e territorit të Kosovës me Serbin.

(Kosova Sot)